Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Turqia këmbëngul në blerjen e sistemit raketor rus

Lapsi.al 3 May 2019
Turqia këmbëngul në blerjen e sistemit raketor rus

Planet e Turqisë për blerjen e sistemit raketor rus nuk do të krijojnë distancë me NATO-n, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar. Ai theksoi se SHBA-ja nuk duhet ta përjashtojë Ankaranë nga projekti i blerjes së aeroplanëve luftarakë amerikan F35.

Aleatet e NATO-s, SHBA-ja dhe Turqia për një kohë të gjatë janë në mosmarrëveshje lidhur me planet e Turqisë për blerjen e sistemit rus.

SHBA-ja thotë se pajisjet ushtarake ruse nuk përputhen me ato të NATO-s dhe se kërcënojnë sistemin e aeroplanëve F35 të cilët planifikon të ia shesë Ankarasë. Në një intervistë për televizionin turk NTV, ministri Akar tha se duke përjashtuar Turqinë, amerikanët do të shkaktonin problem “shumë serioz” edhe ndaj partnerëve të tjerë në projekt, raporton Rel.

Gjatë kësaj jave presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike diskutuan propozimin turk që përmes një grupi punues të përbashkët të adresojnë mosmarrëveshjet rreth planeve të Ankarasë për blerjen e sistemit rus.

Kohë më parë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe disa senatorë të SHBA-së kanë paralajmëruar Turqinë se do të ndëshkohet sipas një ligji që kërkon sanksione kundër vendeve që marrin pajisje ushtarake nga Rusia.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI