Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Statistikë tronditëse, më shumë se gjysma e austriakëve në “amnezi” historike

Lapsi.al 3 May 2019
Statistikë tronditëse, më shumë se gjysma e austriakëve

Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti kërkimor "Schoen Consulting", njohuria e austriakëve rreth genocidit antisemit të ndërmarrë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, Holokaustit, është në një nivel shqetësues nën pragun e informacioneve bazike, duke treguar mungesë të theksuar vetëdijësimi kundrejt krimeve të kryera ndaj njerëzimit. Më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kishin dijeni se afro gjashtë milionë hebrenj janë vrarë, në zbatim të ideologjisë racore të regjimit nacional-socialist të Adolf Hitlerit.

Kjo qasje “amnezie” historike përforcohet akoma edhe më shumë kur vërejmë se mes të intervistuarve që u përkasin grupmoshave të reja, në një ratë prej 38 % është dhënë përgjigjia se nazizmi mund të kthehet në pushtet. Sakaq, më shumë se 1/3 e të gjithë austriakëve dhe 42 % e atyre që kanë lindur në kapërcyell të shekullit të XXI-të, kanë një perceptim spekulativ mbi Holokaustin, që e redukton numrin e viktimave në vetëm dy milionë.

Paqartësitë lidhur me të shkuarën thellohen në rrafshin historik, pasi kampioni i targetuar i qytetarëve është i dyzuar mes fajësisë së Austrisë apo të qenit pre e aneksimit nga Gjermania Naziste. Në sondazh morën pjesë rreth 1 000 austriakë, të cilët u anketuan në rrugë telefonike ose elektronike.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI