Flash

Prova filmike/ Si gënjeu Rama pë hapjen e negociatave

Lapsi.al 3 May 2019
Prova filmike/ Si gënjeu Rama pë hapjen e negociatave

Samiti i Berlinit nxorri në pah shumë nga gënjeshtrat që kryeministri i ka bërë publikut shqiptar. Nuk qe vetëm kryeministrja serbe Ana Branbiç e cila tha e çuditur për shtypin e vendit të saj se Edi Rama ndryshe flet në bisedat e samitet ndërkombëtare dhe ndryshe kur i drejtohet popullit të tij (lexo poshtë).

Edhe kryeministrja serbe kazan. Branbiç: Rama ndryshe flet kokë më kokë, ndryshe në publik

Në fund të Branbiç është një “politikane armike” dhe deklaratat e saj mund të mos i marrim të mirqëna.

Por çuditërisht në të njëjtin përfundim me të ka arritur edhe kryeministri “vëlla” i Kosovës, Ramush Haredinaj, i cili e nxori bllof liderin global duke i kujtuar, njësoj si Branbiç se ai ndryshe i fliste shqiptarëve në tubime patrioto- folklorike si ato të Pejës, ku mbronte me pathos taksën 100% për produktet serbe dhe ndryshe shprehej në gjuhë të huaj duke i kërkuar Haradinajt në sy të Merkelit dhe Makronit që taa suspendonte atë (lexo poshtë).

Ramushi sfidon sërish Ramën: “Kishte dëshmitarë biseda e Berlinit”. Zbulohet cili ishte

Por në fakt këtu nuk ka asgjë të re. Aftëia e njohur për të mashtruar në rang lokal, po i zbulohet Ramës edhe ndërkombëtarisht.

Samiti i Berlinit shërbeu edhe për të dedektuar një gënjeshtër të re, që e denim por tani kemi edhe provën.

Një vit më parë, pas mbledhjes së komisionit europian që zhgënjeu shpresat e  Shqipërisë për hapjen e negociatave , Rama zbriti në Tiranë dhe filloi fesën. Ai tha se ato praktikisht ishin hapur se Shqipëria nuk duhet të plotësonte më asnjë kusht, se ne kishim tashmë një datë dhe se shtyrja për 1 muaj nuk qe gjë tjetër përveçse një formalitet. Emisioni “Të paekspozuarit” i nga nxjerrë nga arkivt këto deklarata të një viti më parë…

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/1384373568384282/

Madje si për ta shpënë deri në skaj këtë parodi Rama në festën që sajoi dekoroi edhe katër ambasadorë (Holandë, Francë, BE dhe Gjermani) për suksesin e hapjes së negociatave (Video poshtë).

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/2406946439542517/

Ndërsa po ta dëgjosh sot Rama thotë se po pret të shohë rraportin e progresit të BE që del në fund të majit kur vjet këmbëngulte se Shqipëria nuk do kishte m nnvojë për rrport se pesë kushtet ishin plotësuar dhe s’kishte më të tjera.

Po ta dëgjosh sot përsëri flet për shtatorin e ardhshëm duke harruar se për këtë qershor kishte këmbëngulur se qe një formalitet.

Prandaj është mirë ti rishikojmë videot e 12 muajve më parë. Jo vetëm për të kuptuar sepse edhe shqiptar Ramush Haradinaj edhe serbja Ana Branbiç bien dakord në një pikë, por edhe për të kuptuar se cili Edi Ramë është kazan, ai i qershorit të shkuar, apo ky i sotmi?

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Me një lehtësi të papërballueshme, Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haradinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë...

22:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI