Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Gjenerali amerikan betohet si komandanti i ri i forcave të NATO-s për Evropën

Lapsi.al 3 May 2019
Gjenerali amerikan betohet si komandanti i ri i forcave të NATO-s për

Gjenerali amerikan, Tod D.Wolters, është zyrtarisht Komandanti i ri Suprem i Forcave Aleate të Organizatës së Atlantikut të Veriut në Evropë. Wolters dha betimin e devotshmërisë së tij ndaj detyrës në një ceremoni të mbajtur sot në qytetin e Monsit, në Belgjikë.

Në prezantimin e titullarit rishtar, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Jens Stoltenberg-u, u shpreh se komanda evropiane është një nga pozicionet më sfiduese dhe më të rëndësishme ushtarake në lëmin e misioneve të NATO-s. Gjenerali Wolters do të shërbejë njëkohësisht edhe si Komandant i Forcave Amerikane për Evropën, duke pasur në këtë pozitë pararendësin e tij bashkëkombas, Curtis Scaparrotti-n.

Detyra e re e përball gjeneralin Wolters me sfida të vështira, për arsye se përkon me cënimin e Traktatit të Forcave Bërthamore (INF), të nëshkruar mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Më herët, Wolters ka vepruar edhe në cilësinë e Komandantit të Forcave Ajrore Amerikane në Evropë në bazën ajrore të Ramstein-it në Gjermani. Kreu i ri Suprem i Forcave Aleate të NATO-s ka një jetëshkrim të pasur me një karrierë ushtarake gati 32-vjeçare.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI