Rojet pyjore në veri të Australisë, në “Northern Territory Parks and Wildlife”, kanë gjetur një gjarpër të rrallë me tre sy. Pak javë pas gjetjes, zvarraniku me një gjatësi prej 40 centimetrash ka ngordhur si pasojë e deformimeve të tij që e pengonin të gjuante.
Ekspertët thonë se është e pamundur që ekzistenca e syrit të tretë të ketë ardhur prej faktorëve ambientalë. Sipas tyre, deformime të tilla janë relativisht të zakonshme.