Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Tmerri pa fund në Siri, muajin e kaluar 324 civilë të vrarë

Lapsi.al 2 May 2019
Tmerri pa fund në Siri, muajin e kaluar 324 civilë të vrarë

Në Siri gjatë muajit të kaluar u vranë 324 civilë, thuhet në raportin e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Raporti më i fundit i kësaj organizate thotë se në mesin e të vrarëve në mars të këtij viti ka 74 të mitur dhe 44 gra.

Lufta në Siri vazhdon për 8 vite ndërsa muajin e kaluar, në sulmet e forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe organizatave terroriste që mbështeten nga Irani, u vranë 161 civilë, përfshirë 34 të mitur dhe 22 gra.

Në sulmet në rajonet e kontrolluara nga SDG nën petkun e së cilës vepron organizata kurde YPG/PKK, u vranë 12 civilë, përfshirë një fëmijë dhe dy gra.

SNHR në raportin e saj tha se të paktën 13 civilë u vranë në sulmet e forcave ruse dhe 10 persona nga sulmet terroriste të DEASH-it.

Sulmet e forcave të opozitës dhe grupeve të armatosura kanë çuar në vdekjen e 4 civilëve. Sipas SNHR, 124 civilë u vranë në sulmet e palëve të paidentifikuara.

Në mesin e të vrarëve janë dy përfaqësues të medias dhe dy punonjës shëndetësorë. Të dhënat e SNHR gjithashtu tregojnë se 54 persona humbën jetën si pasojë e torturave.

Sipas të dhënave të SNHR-së, në Siri gjatë muajit janar të këtij viti u vranë 197 civilë, në shkurt 246, në mars 334, dhe në prill 324, gjithsej 1.101 civilë.

Të këshilluara

Zbulohet një gjarpër me tre sy në Australi

Rojet pyjore në veri të Australisë, në “Northern Territory Parks and Wildlife”, kanë gjetur një gjarpër të rrallë me tre sy. Pak javë pas gjetjes, zvarraniku me...

12:16

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI