Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Qipro: Ministri i Drejtësisë jep dorëheqjen për shkak të një vrasësi serial

Lapsi.al 2 May 2019
Qipro: Ministri i Drejtësisë jep dorëheqjen për shkak

Ministri i Drejtësisë së Qipros dha dorëheqjen pasi një burrë ka pranuar se ka vrarë 7 gra e vajza emigrante. Më e rëndë bëhet ngjarja, për shkak se nuk ishte zbuluar për 3 vjet me radhë.

Ish-ministri Ionas Nicolaou tha se nuk ka faj direkt në këtë rast, por ikën për shkak të “përgjegjësisë politike”. Një polic greko-qipriot 35 vjeç ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vrasje grash e vajzash. Zyrtarët akuzohen se nuk kanë hetuar siç duhet këtë rast, për shkak të racizmit, pasi gratë ishin emigrante, raportojnë mediat e huaja.

Presidenti Nicos Anastasiades pranoi dorëheqjen e Nicolaou. Protestuesit i bënë thirrje ministrit të drejtësisë dhe shefit të policisë të jepnin dorëheqjen duke akuzuar zyrtarët për neglizhencë dhe racizëm. Qipro u trondit nga vrasja e 7 grave dhe vajzave emigrante, kryesisht nga Filipinet dhe vendeve aziatike.

Autoritetet kanë bërë publike foton e policit vrasës, ndërsa identitetin nuk e kanë publikuar, për shkak të ligjeve në shtetin e Qipros. Vrasësi serial ka rrëfyer për autoritetet se i ka vrarë gratë për shkak se ishin emigrante. Vrasjet e tij janë përshkruar si makabre. Pas ekzekutimeve, autori i ka hedhur trupat në një liqen.

Të këshilluara

Zbulohet një gjarpër me tre sy në Australi

Rojet pyjore në veri të Australisë, në “Northern Territory Parks and Wildlife”, kanë gjetur një gjarpër të rrallë me tre sy. Pak javë pas gjetjes, zvarraniku me...

12:16

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI