Flash

Dhjetë propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore

Lapsi.al 2 May 2019
Dhjetë propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore
Opozita e bashkuar sheh si zgjidhje për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeveri tranzitore që do të zbatojë 10 detyra konkrete. Kjo qeveri do të zhdukte kapjen e autoriteteve nga krimi, abuzimet me listat zgjedhore, punësimet në administratë dhe më tej. Plani u prezantua nga Oerd Bylykbashi, bashkë-hartues ndër vite i kodeve zgjedhore, dhe ish-bashkëkryetar i komisionit të posaçëm për reformën deri kur opozita dogji mandatet dy muaj më parë. Sipas Lulzim Bashës, 10 detyrat për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk kanë nevojë për ndërhyrje të theksuar ligjore, por mund t’i kryejë vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër. Lexo më tej:

Andi Bushati: Platforma zhgënjyese e opozitës

10 detyra të qeverisë tranziotre -Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshirja në shitblerjen e votës. -Ndalimi i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit mes bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve. -Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit. -Ndalim i prokurimeve, tenderëve, koncesioneve apo PPP-ve, licencave, favoreve apo abuzimeve të tjera me burimet shtetërore. -Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike apo kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar, etj. -Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i falsifikimeve të letërnjoftimeve. -Regjistrimi i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartimi me integritet të listave të të gjithë zgjedhësve. -Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve. -Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditjen e p[policëve të inkriminuar, angazhimin e policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantimi i sigurisë në zgjedhje. -Raport me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm i opozitës, në mënyrë që ky proces të jetë i besueshëm.

Të këshilluara

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Me një lehtësi të papërballueshme, Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haradinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë...

22:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI