Flash

Charlize Theron: Droga më bëri një mama më të mirë

Lapsi.al 2 May 2019
Charlize Theron: Droga më bëri një mama më të mirë

Charlize Theron foli hapur për kohën e trazuar kur vendosi të jetonte si bohemiane dhe të konsumonte lloje të ndryshme drogërash, gjithsesi sipas saj narkotikët nuk e shtynë drejt depresionit por e ndihmuan të ndihej më mirë.

Në intervistën e fundit për “Marie Claire”, ylli i kinemasë rrëfeu se kur ishte më e re, kishte një etje të pazakontë për të provuar gjithçka mund t’i dhuronte jeta dhe vetëm pasi provoi çfarë mundi, u ndje gati për të nisur një jetë më të qetë e për te krijuar familje.

“Të 20-at ia kam dedikuar heqjes së fiksimeve, dëshirës për të eksploruar botën, për të provuar drogërat… të udhëtoja për 4 muaj drejt Turqisë vetëm me një çantë… kështu që i bëra që të gjitha dhe në kohën kur u bëra me fëmijë, isha me të vërtetë gati. Jam një nënë e kuptueshme dhe më e mirë se ç’mund të isha pa provuar të gjitha këto,” tha ajo.

43- vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, vajzës August, 3 vjeçe dhe djalit Jackson, 7 vjeç. Ajo pohoi se pas një dekade të shfrenuar në të 20-at, zgjodhi t’i dedikohej terapisë, për të luftuar pasojat e një fëmijërie aspak të zakontë.

Charlize është rritur në një familje ku babai ishte i alkoolizuar, ndërsa kur ishte vetëm 15 vjeçe dëshmoi vrasjen e të atit nga e ëma, e cila po vetëmbrohej pas sulmit të dhunshëm nga ana e bashkëshortit.

Të këshilluara

Martohet çifti i njohur amerikan

Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë shokuar të gjithë publikun dhe fansat e tyre duke u martuar mbrëmjen e djeshme në Las Vegas në një ceremoni sekrete, fill pas B...

15:16

Busra Develi shfaqet me partnerin e ri

Busra Develi u nda verën e kaluar nga aktori Burak Deniz. Pas ndarjes, shumë persona aluduan për një lidhje të mundshme të aktores, megjithatë vetëm tani aktorj...

13:10

Lista e fituesve në Billboard Music 2019

Në këtë event kanë marrë pjesë shumë personazhe të njohur ku mes tyre kanë qenë edhe emrat shqiptar si Dua Lipa dhe Bebe Rexha, ku kjo e fundit ka fituar edhe T...

12:30

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI