Flash

Platforma zhgënjyese e opozitës

Lapsi.al 2 May 2019
Platforma zhgënjyese e opozitës
Opozita i ka zhgënjyer sot të gjithë ata që i kërkojnë prej kohësh një platformë për konceptimin e një qeverie tranzitore që ajo e sheh si zgjidhjen e krizës aktuale. Ajo ka paraqitur një program urgjent prej dhjetë pikash që do ta realizonte një kabinet pa Edi Ramën, i cili do të zhdukte lidhjet e policisë me krimin, abuzimet me listat e zgjedhjeve, punësimet në ndërmarrjet shtetërore dhe të tjera masa burokratike, si regjistrimin e adresave dhe pajisjen me letërnjoftime. Lexo më tej:

Dhjetë propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore

Ndonëse të gjitha ato që ka evidentuar PD-ja janë gjëra që veç e veç qëndrojnë, gabimi i saj themelor është se duke u marrë me detajet ka humbur thelbin. Nëse propozimi i sotëm pranohet nga shumica dhe Edi Rama (duhet të lutemi që kjo të mos ndodhë), askush nuk garanton se nuk do të kemi një rezultat të ngjashëm me atë që polli marrëveshja okulte e 17 majit, mes kryeministrit dhe liderit të opozitës. Sepse në të dy rastet, edhe bashkëqeverisja me Rilindjen para zgjedhjeve të 2017 edhe kjo pa Ramën që imagjinohet sot, konceptohen si menaxhuese të një kohe të shkurtër të një procesi të vetëm zgjedhor. Por në fakt, e keqja e asaj që ndodh në Shqipëri nuk mund të reduktohet me atë që ngjan në dy muaj fushatë dhe ditën e votimeve. Ajo ka kohëzgjatje shumë më të madhe dhe rrënjë shumë më të thella. Pikërisht këtë dimension, opozita as nuk e ka marrë për bazë në platformën e saj të zgjidhjes. Le të marrim një shembull për ilustrim. Nëse sot koalicioni PD- LSI do të merrte pjesë në zgjedhjet e kryeqytetit përballë Erion Veliajt; Nëse, le të imagjinojmë, nuk do të kishte as ndryshime listash, as fallcifikime pasaportash, as punësime të reja shtetërore gjatë fushatës, a do të qe e sigurtë opozita në fitore? Unë dhe shumë si unë mendojmë se jo. Pasi afro 500 leje ndërtimi korruptive nuk janë shpërndarë kot në katër vite. Ato përbëjnë një përbindësh financiar që është i pakonkurueshëm edhe nga programi më idealist, nga individi më i kulluar dhe nga koalicioni më i fuqishëm që mund t'i vihet përballë. Le të shkojmë edhe më tej. A mundet ta përmbysë një fushatë sado e rregullt, sado pa hile, imazhin e rremë që të gjitha mediat pa përjashtim kanë ngritur në mënyrë të fallcifikuar për “lali Erin”? A ekziston ndonjë mbinjeri në sistemet demokratike që të mposhtë njëkohësisht edhe kandidatin që ka përballë, edhe gjithë sistemin mediatik të kapur prej tij, edhe gjithë korporatën e oligarkëve të cilëve ai u ka bërë “ndere” milionëshe?    Gjithkush e kupton se ky është një mision i pamundur, pasi zgjedhjet e radhës në Shqipëri nuk shkatërrohen në 40 ditë, por në katër vite. Prandaj zgjidhja që ofron opozita është e gabuar. Ajo nuk mund të vijë nga një qeveri tranzitore që do të menaxhojë për një kohë të shkurtër garën elektorale të radhës, por nga një qeveri teknike me mandat shumë më të gjatë, që të jetë pjellë e një kompromisi politik dhe që të ketë të gjithë kohën e nevojshme për të zhbërë të gjitha rrëshqitjet drej një pushteti personal që kemi parë në 14 vitet e fundit. Vetëm një qeveri e tillë, teknikësh dhe ekspertësh, që nuk do të anonte nga asnjëra palë, por do të zbatonte një program reformash të përcaktuara (si ish qeveria Monti në Itali psh) do të qe garanci, jo vetëm për zgjedhjet e radhës por edhe për të ardhmen e vendit. Nga lindja e saj do të kishim një sërë përfitimesh. Nëse pranojmë se reforma në drejtësi, që na imponuan përdhunshëm ndërkombëtarët, është prioriteti i prioriteteve që do të vendosë ekuilibrin shoqëror për dekadat e ardhshme, ajo nuk mund të bëhet e drejtë dhe e ndershme nën trysninë e një pushteti personal që ka kapur të gjitha levat e shtetit. Një qeveri teknike, e zhveshur nga ky pushtet personal do ta shpëtonte dhe atë që ka mbetur nga reforma në drejtësi. Nëse pranojmë se rreziku më i madh i ekonomisë së vendit është lidhja e Edi Ramës me dhjetë oligarkë, me të cilët po ndan gjithçka, duke i lënë të tjerët pa punë dhe duke provokuar një emigrim masiv, një qeveri asnjanëse është sërish zgjidhja. Ajo nuk do të kishte fuqi mbiligjore për të prodhuar ligje speciale personale si ai në emër të firmës Fusha, apo si ai për korporatën e investimeve, që ndan në mënyrë abuzive tokat më ekskluzive të bregdetit.    Nëse pranojmë se pasuritë tona po vidhen pa garë, pa tendera, duke krijuar kosto të shumfishta për secilin prej nesh, zgjidhja do duhej kërkuar tek një qeveri që nuk i bindet urdhërave të një padroni të vetëm, në mënyrë që të shmangen skena si ato të koncesionit për inceneratorët, ku merren 14 vendime brenda një dite. Pra e thënë shkurt, opozita nuk mund të kërkojë thjeshtë një qeveri tranzitore afatshkurtër që të menaxhojë zgjedhjet e “ndershme” të radhës, por një kabinet teknik, më afatgjatë dhe me gamë shumë më të gjërë se ai i arbitrit elektoral. Pasi duke kërkuar vetëm të parën ajo bën disa gabime njëkohësisht. Ajo nuk merr asnjë garanci se zgjedhjet nuk do të jenë si ato të pas marrëveshjes së 2017. Ajo i lë publikut shijen e keqe se po mendon vetëm për ardhjen e saj sa më të shpejtë në pushtet. Ajo nuk garanton filizat e krijimit të antikorpeve që do të ndesheshin me çdo pushtet të ardhshëm personal. Në këtë kuptim, platforma e opozitës për qeverinë tranzitore është një dokument që ka evidentuar në mënyrë të shkëlqyer problemet, por që ka dështuar në propozimin e rrugëzgjidhjeve. Dhe për këtë ajo mund të shihet edhe si zhgënjimi i parë i atyre që e mbështetën në rrugën radikale të djegies së mandateve.   ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama doli kokëulur nga Merkel

Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shk...

20:15

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

Filizat e risive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore? 1.  E mora, të cituar nga shkrimi i një autori tjetër të botuar në “Koha Ditore” pikë...

12:01

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit...

17:18

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka a...

16:33

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq the...

17:00

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të tetë milionë eurove, në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendëshëm i ës...

18:00

Grykësi që qesh me Elez Biberajn

Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se k...

23:33

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI