Flash

Pas festivalit në Arizona, 'Internimi' triumfon me një tjetër çmim në Amerikë (VIDEO)

Lapsi.al 1 May 2019
Pas festivalit në Arizona, 'Internimi' triumfon me një

Filmi “Internment” me regji të Kast Hasës u vlerësua me dy çmime nga dy festivale të ndryshme të filmit në Amerikë.

Së pari, 'Arizona International Film Festival' i dha çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj" dhe me pas 'Riverside International Film Festival' i dha çmimin “Regjia më e mirë.”

“Internment,” me regji dhe skenar të Hasës është i vendosur në Shqipërinë e viteve ’80, nën regjimin komunist. Historia rrotullohet rreth tre brezave të familjes Kulla që duhet të përballen me kushtet e vështira të internimit. Djali i familjes, Arturi, bie në dashuri me Fridën, e cila detyrohet të fejohet me një zyrtar të lartë. Gjendja komplikohet edhe më tej kur një mik i familjes i rikthyer nga Amerika, dyshohet të jetë spiun.

Në role kryesore, Klodian Hoxha, Enxhi Cuku, Kristi Baçi, Gramoz Gashi, Kristaq Pilo, Arjeton Osmani.

https://www.riversidefilmfestival.org/2019-festival-winners

https://www.youtube.com/watch?v=l3UtKcZRWX0

 

Të këshilluara

Blerim Destani, në filmin Hollywoodian

Blerim Destani ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, me pjesëmarrjen në filmin “The Poison Rose” ku luan me disa nga aktorët më të mirë botë...

12:09

Zgjidhet juria e Shqipërisë për Eurovision

Vendi ynë ka zgjedhur jurinë që do vlerësojë me pikë këngët e artistëve në “Eurovision”. Votimet do të prezantohen natën finale të festivalit europian të këngës...

10:57

Rita Ora një këngë në shqip?!

Rita Ora javë më parë qëndroi në Kosovë për një aktivitet humanitar në kuadër të organizatës së UNICEF-it. Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për median zv...

18:53

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI