Flash

Pas dorëheqjes së babait, Perandori i ri i Japonisë mban fjalën e tij të parë

Lapsi.al 1 May 2019
Pas dorëheqjes së babait, Perandori i ri i Japonisë mban

Në fjalën e tij të parë si Perandor i Japonisë, Naruhito shprehu dëshirën e tij për lumturinë dhe paqen botërore.

Ngjitja e tij u formalizua më herët në një ceremoni që e pa atë të trashëgojë thesaret perandorake.

Një epokë e re perandorake e quajtur Reiëa, që do të thotë rend dhe harmoni, ka filluar dhe do të zgjasë gjatë gjithë mbretërimit të tij.

Babai i tij 85-vjeçar Akihito u bë perandori i parë që dorëhiqej në më shumë se 200 vjet, të martën.

Në një fjalim të shkurtër në Pallatin Perandorak, perandori Naruhito tha se shpresonte "për lumturinë e njerëzve ... përparimin e vendit dhe paqen botërore". 

Naruhito, 59 vjeç, gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj babait të tij, Perandor Emeritus Akihitos, dhe zëri i tij u thye kur fliste për shërbimin e Akihito në vendin e tij.

"Ai kryente me seriozitet secilën prej detyrave të tij për më shumë se 30 vjet," tha ai.

"Ai tregoi dhembshuri të thellë me anë të përkushtimit të tij. Dëshiroj të shpreh respektin dhe vlerësimin tim të përzemërt". 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI