Ditën e djeshmë Mozzik postoi një foto ku shihej se ishte ndaluar nga policia e Kosovës por pa treguar ndonjë arsye përkatëse. Në foton e publikuar Mozzik shihet teksa ka dalë nga automjeti i tij pas kërkesës së policisë. Njëri prej efektivëve është futur në automjet me siguri duke firmosur ndonjë gjobë.
Arsyen e ndalimit e ka shpjeguar vëllai i tij Getinjo i cili ndodhej me Mozzik, madje është dhe autori i fotos së famshme, që me sa duket është realizuar pasi Mozzik u përball me policinë duke qenë se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.
“T’thojsha mos u gut”, ka shkruar Getinjo, duke bërë me dije se Mozzik u ndalua nga shpejtësia.
Mozzik i cili prej kohësh jeton në Zvicër, bashkë me bashkëshorten e tij Loredanën dhe vajzën e tyre Hanën, aktualisht ndodhet në Kosovë, me siguri duke u marrë me ndonjë projekt të ri.
![]()
![]()