Flash

Julian Assange dënohet me 50 javë burgim

Lapsi.al 1 May 2019
Julian Assange dënohet me 50 javë burgim

Një gjykatë britanike dënoi sot themeluesin e kompanisë WikiLeaks, Julian Assange me 50 javë burgim, për shkak të shkeljes së rregullave të lirimit me kusht.

Australiani 47-vjeçar është shpallur fajtor për shkelje të Aktit për Lirim me Kusht. Ai u arrestua në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Assange ka qëndruar si refugjat në këtë ambasadë nga viti 2012, për t’i ikur ekstradimit në Suedi, ku pritej të përballej me dyshimet për sulme seksuale dhe dhunime.

Ai ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, derisa hetimet për këto raste kanë pushuar një vit më parë. Aktualisht ai përballet me akuza për komplot nga gjykata federale e Shteteve të Bashkuara, për shkak të publikimit të sekreteve qeveritare.

Britania pritet të vendosë nëse do ta ekstradojë atë në SHBA, meqë mund të dënohet me rreth 5 vjet nëse shpallet fajtor.

Të këshilluara

Julian Assange dënohet me 1 vit burg

Një gjykatë britanike ka dënuar më 1 maj, themeluesin e kompanisë WikiLeaks, Julian Assange me 1 javë burgim, për shkak të shkeljes së rregullave të lirimit me ...

14:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI