Flash

Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Lapsi.al 1 May 2019
Checknews/ Kush gënjen, Edi apo Ramushi?
Me një lehtësi të papërballueshme, Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haradinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai ka thënë sot, në një shpjegim të gjatë, se kryeministri kosovar është një gënjeshtar që e bën këtë për të dalë burrë i mirë para popullit. Përplasja mes tyre lindi pas samitit të Berlinit. Në një intervistë për televizionin kosovar T7, shefi i qeverisë deklaroi se gjatë mbledhjes së liderëve ballkanikë, Rama dhe Hashim Thaçi i bënin atij më shumë presion se Merkeli dhe Makroni për të hequr taksën për produktet serbe (Poshtë video intervista e Haradinajt). https://youtu.be/6Lkmogvvrkg Natyrisht akuza për Ramën ishte e rëndë sepse në manifestime folkloriko- patriotike, si ato të nëntorit të shkuar në Pejë, ai e kishte mbështetur fort taksën 100% (shkrimi me video poshtë). Piruetat qesharake të Ramës për taksën 100% të Kosovës (video) Prandaj ai sot ka shkruar një letër të gjatë, ku e akuzon Ramush Haradinajn për dy gjëra që nuk mund të rrinë me njëra tjetrën: edhe se ka nxjerë sekretet e bisedimeve mes liderëve, edhe se ka gënjyer. Por në fakt vetëm njëra prej këtyre akuzave mund të qëndrojë, sepse po qe se ka gënjyer për të dalë patriot, Ramushi nuk ka shkelur asnjë kod konfidencialiteti. Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as ia ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi. Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kane nxitur nje diskutim informal ne holl mbi rifillimin e dialogut. Kam nderhyre vetem njehere, duke thene se ata duhet te hynin vete ne proces. Me tutje i kane kerkuar me shume durim dhe disa here Ramushit jo ta heqe taksen, po thjesht te jape pelqimin qe taksa te pezullohet perkohesisht, per 6 muaj apo edhe per 4 muaj qofte, duke u zotuar qe te hyjne ne procesin e dialogut Kosove- Serbi ata vete. Edhe te dy personalisht, kancelarja dhe presidenti! I kam sugjeruar Ramushit ne dy momente ta pranoje kete kerkese te tyre, sepse kam menduar dhe mendoj qe perfshirja direkte ne nivelin me te larte e Gjermanise dhe Frances, boshtit te Bashkimit Europian, u shfaq si nje mundesi e re dhe shume e favorshme per ta shtruar çeshtjen e finalizimit te dialogut, ne nivelin me te larte te mundshem", ka sqaruar Rama (Poshte deklarata e plote).

Rama i përgjigjet Haradinajt: Nuk tregohen ato që fliten në samite

Po nga thëniet që kemi në dorë, si mund të kuptohet e vërteta? Lapsi.al është munduar ta bëjë këtë duke i krahasuar imtësisht të dy qëndrimet. Së pari, edhe nga ato që thotë vetë, Rama e pranon se në momentet kur ka hapur gojën ka kërkuar të njëjtën gjë si Makroni dhe Merkeli, pra pezullimin e taksës. Në këtë pikë duket qartë që Haradinaj nuk gënjen kur thotë se dy patriotët e tij i kërkonin në gjuhë të huaj të njëjtën gjë me kancelaren dhe presidentin. Së dyti, megjithëse Rama ka marë rolin e mësuesit të edukatës për t'i mësuar kodet e sjelljes homologut të tij, se as bisedat konfidenciale mes miqve e aq më pak ato mes udhëheqësve shtetërorë nuk nxirren në pazar, po të krahasohen të dy deklaratat, ai ka nxjerrë shumë me tepër sekrete se Ramushi. Pra ai e ka thyer më brutalisht atë kod që kërkon të respektohet prej tjetrit. Së treti, Rama përdor në arsyetimin e tij edhe meskinitete të tipit se njësoj si nga Ramushi ai u sha edhe nga Vuçiçi. Por sado patetik që të jetë ky argument, ai as nuk zbardh as nuk ndriçon gjë në lidhje me faktin se a i ka bërë ai apo jo presion për pezullimin e taksës. Dhe më e bukura është mënyra se si e tregon ngjarjen Edi Rama. Po të shihet me vëmendje, ai thotë se e ka hapur gojën shumë pak, vetëm për t'i kërkuar Merkelit dhe Makronit të impenjohen personalisht në dialogun Kosovë- Serbi. Dhe një paragraf më poshtë ai rrëfen si me stil se ata, pasi dëgjuan Ramën, premtuan se do ta bënin këtë. Mjaftojnë këto katër detaje, si dhe fakti se Rama e akuzon Ramushin edhe si gënjeshtar edhe si nxjerrës sekreti për të kuptuar çdokush se cili është ai që gënjen në këtë ballafaqim faktesh. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI