Flash

15-vjetori i zgjerimit të BE-së, Hahn: Ka ardhur koha për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Lapsi.al 1 May 2019
15-vjetori i zgjerimit të BE-së, Hahn: Ka ardhur koha për

Me rastin e festimit të 15-vjetorit të zgjerimit lindor të Bashkimit Evropian në vitin 2004, me 10 vende të Evropës Lindore dhe Qendrore, 8 prej të cilave ish-komuniste, komisioneri i politikës evropiane të Zgjerimit dhe të Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, duke kujtuar realizimin e këtij vizioni ambicioz për ribashkimin e kontinentit përmes ruajtjes së paqes dhe të prosperitetit, nuk ka lënë pa përmendur rëndësinë e integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Ky vizion u realizua dhe tani është koha për të hedhur vështrimin përpara dhe për të finalizuar projektin historik të unifikimit të europianëve duke integruar edhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hahn në një postim në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Twitter”.

“Jam i sigurt se, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët, Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor: Jemi më të fortë së bashku”, përmbyll postimin e tij eurokomisioneri. Të premten e kaluar, para zhvillimit të Samitit të Berlinit mes liderëve të rajonit, kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, Hahn  shprehu besimin se Komisioni Evropian do të rekomandojë në fund të majit çeljen e negociatave për anëtarësim me dy vendet kandidate, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi në optikën e tij, ky është një vendim jo vetëm i merituar, por edhe i shtyrë në kohë që nga qershori i shkuar.

Të këshilluara

Julian Assange dënohet me 1 vit burg

Një gjykatë britanike ka dënuar më 1 maj, themeluesin e kompanisë WikiLeaks, Julian Assange me 1 javë burgim, për shkak të shkeljes së rregullave të lirimit me ...

14:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI