Flash

Incidenti/ Puthja lesbike që futi në kurth Matteo Salvinin (fotot)

Lapsi.al 30 April 2019
Incidenti/ Puthja lesbike që futi në kurth Matteo Salvinin (fotot)

Një klishe që u bë virale në mbarë Europën. Gjatë një mitingu në Siçili, në Kaltaniseta, Ministri i brendëshëm Italian, Matteo Salvini u fut në kurth nga dy vajza që kryen një puthje lesbike ndërsa bënin një selfie me të. Një ra nga vajzat Gaia Parisi e postoi menjëherë në llogarinë e saj në instagram foton ku dukej edhe lideri “Lega”, formacionit të ekstremit të djathtë. Ajo shkroi si diçiturë : “Përshëndetje mik”.

Pasi një activist social e shpërndau atë në median e tij sociale fotoja pati efektin e një boomi.

Ky incident u bë temë e gjithë mediave Italiane. Gazeta la republica e intervistoi njërën nga vajzat që duken duke u puthur në foto dhe ajo shpjegoi se e kishin bërë këtë akt si ndjenjë revolte ndaj ministrit të brendëshëm i cili po bëhet pengesë për lirinë e shprehjes dhe lirinë seksuale në Itali. “Puthja jonë ishte një dëshmi e solidariteti me të gjithë ata që u shkelen të drejtat” deklaroi Matilde Rizzo. Ndërsa gaia Parisi i tha Euronevs se një truprojë i Salvinit i kishte shtyrë ato ndërkohë që ministry i brendëshëm i kishte uruar ironikisht: “Paçi fat”.

Nga zhurma e madhe që u bë edhe Matteo Salvini e ripostoi vetë foton duke shkruar: “Përshëndetje , mirësi dhe paqe motrat e mia”.

Në marsin e kaluar, lideri i ekstermit të djathtë, gjatë marshimit të familjes në Verona shprehu mbështetjen e tij për familjet që përbëhen “nga një mama dhe një baba”. Në të njëjtën kohë ai ka dalë në mbrojte edhe të aktivistëve që kërkojnë ndalimin e abordit dhe është shprehur kundër adoptimit të fëmijëve nga homoseksualët.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI