Flash

Hahn shpresëplotë pas Samitit të Berlinit: Presim zgjidhjen e ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 30 April 2019
Hahn shpresëplotë pas Samitit të Berlinit: Presim zgjidhjen e

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë të Bashkimit Evropian, Johanes Hanh, ka reaguar pas punimeve të Samitit të djeshëm në Berlin, ku u mblodhën liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar një takim informal me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmnauel Macron. I pyetur nga mediat lidhur me pritshmëritë dhe objektivat që synoheshin të përmbusheshin nga Samiti, Hahn është shprehur se në fokus të agjendës së bisedimeve ka qenë këmbëngulja për rivendosjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe stabilizimin e marrëdhënieve të tyre bilaterale, në mënyrë që të mund të vijohet normalisht me procesin e integrimit të rajonit në BE.

Ndërkaq, dy ditë më parë, eurokomisioneri ka shprehur besimin se Komisioni Evropian do të rekomandojë në fund të majit çeljen e negociatave me dy vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësur në BE, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona. Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet.”- ka thënë të premten e kaluar Hahn për të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, në prag të Samitit të Berlinit.

Në optikën e Hahn-it, hapja e negociatave është një vendim jo vetëm i merituar nga këto dy vende të rajonit, por edhe i shtyrë në kohë, pasi sipas tij do të duhej të kishte ndodhur që në qershorin e kaluar. “Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, ka përmbyllur komentin e tij eurokomisioneri. Sipas Hahn, Shqipëria duhet të shpërblehet për nisjen e reformës në drejtësi, duke vënë theksin nga ana tjetër edhe tek nevojshmëria për  vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI