Flash

A u varros në Berlin projekti i çmendur i ndarjes së Kosovës?

Lapsi.al 30 April 2019
A u varros në Berlin projekti i çmendur i ndarjes së
Ndonëse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të shpërhur qartazi, zërat se samiti i Ballkanit perendimor në Berlin e varrosi përfundimisht planin Vuçiç – Thaçi –Rama për një marrëveshje serbo shqiptare përmes ndryshimit të kufijve dhe këmbimit të popullsive janë shtuar së tepërmi. Ipari që foli për këtë ishte Gerald Knaus,drejtori i think-tankut ESI ( Iniciativa Evropiane për Stabilitet) Sipas tij edhe Franca është bashkuar me versioni gjerman se kjo është një ide e rrezikshme. Jo më larg se dje gazeta prestigjoze Le Monde pohonte se Midis makronit dhe Merkelit ka divergjenca për këtë çështje. Por sipas Gerald Knaus Makron i ka dhënë një mesazh të fortë dy presidentëve serbë dhe kosovarë: “Nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve në baza etnike. Multietniticeti duhet të ruhet në Ballkan. Gjë shumë e mirë. Kjo e bën takimin të vlefshëm”, ka shkruar Knaus në Twitter. Qëndim të njëjtë ka mbajtur në një koment të tij edhe Zëri i Amerikës. Sipas raportimit të saj ” Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se nuk synohet “imponimi i një zgjidhjeje për Beogradin dhe Prishtinën. Ne dëshirojmë që të shqyrtojmë gjitha mundësitë, por edhe të shmangim tensionet e mundshme në rajon të cilat mund të ndodhin për shkak të mundësive që janë në tryezë”. Kuptohet qartë se me “tensione të mundshme në rajon” kuptohet ai që nga analistët është konsideruar si hapje e Kutisë së Pandorës në Ballkan dhe krijimi i një sfekti zninxir që do të bënte që edhe kufijtë e Bosnjës, Maqedonisë apo Kroacisë të kërkonin rishikim. Pra, për Makronin “kjo mundësi që ndodhet në tryezë është e paparanueshme”. Lexo më tej:

VOA: Samiti i Berlinit u dha fund ideve të Thaçit dhe Vuçiç për ndryshim kufijsh

Ky qëndrim që do të tubonte edhe Parisin përkrah qëndrimit të konsistent të Berlinit do të qe një asgjesim i idesë të çmendur që u hodh që në gusht të vitit të shkuar në Vuçiç dhe Thaçi. Ky i fundit edhe në Berlin e shprehu mosaprovimin e tij duke theksuar në më se një rast se Evropa është e dobët dhe se konflikti serbo shqiptar nuk mund të zgjidhet pa ndërmjetësimin e ShBA-ve. Ende nuk dihet nëse reagimi i presidentit kosovar që akuzohet se u fut në këtë aventurë për të shpëtuar veten nga Gjykata e Hagës erdhi nga goditja që iu bë në Berlin këtij plani, apo nëse ai ende shpreson në mbështetjen që i dha atij verën e shkuar këshilltari për sigurinë i Donald Trumpit, John Bolton. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI