Flash

Takimi me Merkel/ Kujt i duhet besuar Ramës apo Cakajt?

Lapsi.al 29 April 2019
Takimi me Merkel/ Kujt i duhet besuar Ramës apo Cakajt?
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili së bashku me Elisa Spiropalin kanë qenë dy nga shoqëruesit e kryeministrit në takimin me kancelaren Merkel, është treguar super entuziast për hapjen e negociatave. Sipas Cakajt, Merkel ka shprehur mbështetje absolute për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. “Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania", ka shkruar ai me nota hiper optimiste. Por, po të krahasohet deklarata e tij me atë të Ramës, pas takimit, ndryshimi që vihet re është i madh. Lapsi.al i ka krahasuar ato i nisur edhe nga komentet e shtypit Gjerman që theksuan një ditë më parë se vetëm Maqedonia pas marrëveshjes së emrit me Greqinë , e meritonte ta hidhte këtë hap. Ja se ç'shkruan njoftimi i kryeministrisë: "Ne kete takim u diskutua mbi ecurine e reformes ne drejtesi dhe procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe per pritshmerite e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj. Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren per vemendjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen qe Gjermania ka dhene per te shtyre me tej rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian". Krahasoni deklaratat e plota:

Cakaj: Merkel mbështet hapjen e negociatave

Rama takon Merkel në Berlin, bisedë për reformën në drejtësi dhe negociatat me BE-në

Deutschland Balkan-Treffen in Berlin | Merkel und Rama (picture-alliance/dpa/M. Kappeler) Pra shtrohet një pyetje: nëse sikurse thotë ministri nga Prishtina "Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE", a nuk do të theksohej kjo me forcë edhe në njoftimin për shtyp të kryeministrisë? Deri sa selia e shefit të qeverisë nuk e ka bërë këtë ndrihen dy dyshime: Ose me mungesën e tij të përvojës Gent Caka nuk ka kuptuar asgjë, ose në të kundërt edhe njëherë Rama po e përdor mëkëmbësin e tij për motive propagandistike ashtu sikurse bëri me luftën kundër nepotizmit në diplomaci, apo me targat e konsujve të nderit. Duke parë edhe deklaratat që radioja publike gjermane Deutcshe Welle bëri pas takimit, më shumë gjasë ka që të jetë kjo e dyta. Sepse DW konfirmoi edhe njëherë se: "zgjerimi i BE-së nuk është temë bisede në Berlin. Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit". Po sipas kësaj mediaje edhe vetë  "Merkel nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut. Siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor, nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë DW-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator". Kjo ndoshta është edhe arsyeja se pse shefi i tregua i "matur" dhe vartësi i tij Cakaj u "rëmbye" me urdhër. ©Lapsi.al /

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI