Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Samiti i Berlinit/ The Economist: Ballkani, oborri i Evropës

Lapsi.al 29 April 2019
Samiti i Berlinit/ The Economist: Ballkani, oborri i Evropës

Liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë sot në punimet e Saimitit të Berlinit, të organizuar nën përkujdesin e veçantë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në këtë takim të çlirët nga aspekti formal, numri një i qeverisë gjermane dhe njëherësh “busulla” e politikës evropiane, shpreson të vendosë rregull në çështjet më polemike rajonale për t’i dhënë fund mospajtimeve mes vendeve kandidate apo prej kohësh në fazë negocimi me Bashkimin Evropian, me qëllim që të sigurohet ecuria e tyre në procesin e integrimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të BE-së, Federica Mogherini, kanë pritur me ngazëllim mundësinë e zhvillimit të bisedimeve mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij kosovar, Hashim Thaçit, mbi idenë e “korrigjimit të kufijve” në sajë të shkëmbimit të territoreve ku prevalon popullsia e etnisë tjetër. Megjithatë, Merkel ka qenë në mënyrë konsistente e mendimit se këmbimet territoriale do të hapnin një “kuti Pandore” në Ballkan, një vatër kurdoherë e nxehtë konflikti.

Elita politike serbe paramendon duke kryqëzuar gishtat që përmes shkëmbimit tregtar dhe lëvizjes së lirë së njerëzve, mund të arrihet bashkimi me entitetin serb në Bosnje, një skenar potencialisht luftëhapës që eksponentët e Brukselit i druhen. Po ashtu, Serbia është përpjekur të armatoset “gjer në dhëmbë” dhe është folur madje edhe për luftë me Kosovën, e cila në kundërpërgjigje miratoi tre projekt-ligje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një ushtri kombëtare.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut që së fundmi zgjidhi me Greqinë mosmarrëveshjen mbi çështjen e emrin, tani synon të hapë negociatat e pranimit në BE. Nga ana tjetër, Kosova parashtron kërkesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj në hapësirën "Shengen". Në përballje me këtë tërësi ambiciesh politike, udhëheqësit e BE-së duhet të jenë të unifikuar dhe mendjendarë.  Por, përkundrazi, ata kanë qendrime të ndryshme dhe janë të shpërqendruar nga problematikat e brendshme të Unionit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI