Flash

Profil/Ava Max: Rrugëtimi im, nga paragjykimet në sukses ndërkombëtar (FOTO+VIDEO)

Lapsi.al 29 April 2019
Profil/Ava Max: Rrugëtimi im, nga paragjykimet në sukses

Ava MAx dha një intervistë për Khaosod English gjatë udhëtimit të saj të parë në Tajlandë.

Një bisedë rreth trashëgimisë së saj shqiptare, muzikës pop dhe përshkrimit të saj të flokëve asimetrike - të cilën ajo e ka quajtur "Max Cut".  "Kjo prerje flokësh simbolizon forcën dhe të bërit atë që dëshiron, pavarësisht nga ajo që dikush mendon", tha ajo, duke treguar flokët e saj të shkurtër në një anë dhe flokët e gjatë në anën tjetër. "Sapo fillova të dukem vërtet çuditshëm dhe të gjithë po më thoshin të mos i mbaja kështu. Më bëri cudi reagimi i tyre. "

Lindur  në Milwaukee, Wisconsin, hiti i saj në gusht 2018, "Sweet But Psycho", arriti në vendin e parë në tetë vende evropiane. Kënga e fundit e saj, "So Am I", ka një mesazh të qartë kundër ngacmimit.

https://www.youtube.com/watch?v=SxGLPVvNjvY

"Prindërit e mi erdhën në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e dinin gjuhën, nuk kishin para. Ata punuan shumë për të shkuar aty ku janë tani ", kujton Max, fëmija i emigrantëve shqiptarë. "Më kanë mësuar të mos heq dorë kurrë dhe ata kanë etikë vërtet të fortë. Kemi gra vërtet të forta në komunitetin tonë. Unë u rrita duke u ngacmuar shumë në shkollë dhe asnjëherë nuk u përshtata me ta. Mendova se nuk ishte normale, por është në rregull të ndihesh ndryshe, sepse ne jemi ndryshe. Ne jemi unik, dhe ne të gjithë jemi të mahnitshëm, "shtoi ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=dvLm14-zDM8

"Not Your Barbie Girl" është  një nga këngët me më pak klikime të Max. Është një përditësim në kohë i hitit "Barbie Girl" të Aqua 1997 në një epokë të #MeToo.

Një pjesë teksti:

("Ti nuk mund të më prekësh atje, nuk mund të prekësh trupin tim / Nëse une them kështu, nuk jam barbie juaj.)

"Më pëlqeu [Barbie Girl" e Aqua] që në fëmijëri pavarësisht se atëhere unë nuk e kuptoja tekstin. Por pastaj kur u rrita ... thjesht e ndjeva ta shkruaja krejtësisht ndryshe. Dhe ne mbajtëm të njëjtën melodi dhe kor, vetëm ndryshuam gjithçka tjetër dhe i dhamë asaj një ndjenjë të fuqishme.

Megjithëse ende nuk ka publikuar albumin e plotë, Max thotë se shpreson të vazhdojë të bëjë muzikë siç po bën tani. "Ndjej se bota ka nevojë për mesazhe më pozitive në muzikë dhe unë gjithashtu dua!" tha Ava.

Të këshilluara

Adele, në lidhje të re pas divorcit

Pak ditë më parë menaxheri i Adele njoftoi se këngëtarja i kishte dhënë fund marrëdhënies 8 vjeçare, nga e cila ka edhe një djalë 6 vjeç. Në media u fol se div...

17:08

Diellza Kolgeci bëhet mama

Diellza Kolgeci dhe partneri i saj, Fisniku, janë bërë prindër për herë të parë të një vogëlushjeje. Sikure raporton “Prive.al”  ish-Miss Shqipëria  ka sjellë ...

17:06

Azia, me patentën e saj të Games of Thrones

Pas lajmit për anulimin e spinoff-it të “Game of Thrones”, skenaristi Bryan Cogman zbuloi se “HBO”-ja ka vendosur të ndërmarrë një tjetër rrugë për serialin. ...

13:40

Netflix përgatit dokumentarin për Bob Dylan

“Netflix” po përgatit “Rolling Thunder Revue”, dokufilmi dedikuar Bob Dylan, me regji të Martin Scorsese, që pritet të dalë më 12 qershor. Përveç streaming, do ...

13:00

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI