Muzeu kombëtar i statujave të dyllit në Dublin ka shfaqur skulpturën e Daenerys Targaryen (që e luan Emilia Clarke), protagonistes së njohur nga seriali “Game of Thrones”. Por, me rastin e publikimit të fotografisë së figurës prej dylli të personazhit të GOT, fansat janë shprehur të zhgënjyer.
Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet kritikuese nga fansat e pakënaqur, të cilët e kanë krahasuar atë me futbollistin David Beckham apo me personazhin Legolas nga “Lord of the Rings” (që e ka luajtur Orlando Bloom).
