Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

1000 ekspertë kërkesë Macronit: Mos e përshpejto restaurimin e Notre Damit

Lapsi.al 29 April 2019
1000 ekspertë kërkesë Macronit: Mos e përshpejto restaurimin

Mbi një mijë ekspertë të trashëgimisë i bënë thirrje Emmanuel Macron për të mos u nxituar në procesin e restaurimit të katedrales Notre Dam dhe për të mos anashkaluar rregullat e mbrojtjes së trashëgimisë, në një artikull të publikuar nga e përditshmja ”Le Figaro”.

”Të mos fshijmë kompleksitetin e mendimit që duhet të rrethojë këtë proces restaurues pas një publiciteti për influencë”, bëjnë thirrje 1 170 kuratorë, arkitektë dhe pedagogë francezë dhe të huaj në këtë test të publikuar on line një ditë më parë, pasi presidenti francez premtoi të rindërtojë brenda pesë vitesh këtë objekt të rrallë të artit gotik, pjesërisht i shkatërruar nga një zjarr i rënë dy javë më parë.

”Le të marrim në dispozicion kohën e nevojshme për të gjetur rrugën e duhur dhe atëherë, po, të përcaktojmë një afat ambicioz për një restaurim shembullor’’, u shprehën ata.

Firmëtarët, në mesin e të cilëve kuratori i monumenteve kombëtare Laurent Alberti, kritikuan zgjedhjen e qeverisë për ta kaluar këtë proces restaurimi me një projektligj që autorizon përjashtime ndaj standardeve të mbrojtjes së trashëgimisë.

Zgjedhjet për restaurimin e monumentit duhet të bëhen me një qasje serioze, të mirë menduar dhe sipas etikës profesionale’’, vijojnë ata në këtë artikull me titull ”Zoti president, mos i braktisni ekspertët e trashëgimisë kulturore. (Atsh)

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI