Për Hailey Baldwin, tashmë Hailey Bieber, gjithçka e ka një limit. Pas komenteve në Instagram që shpreheshin se Justin Bieber i përkiste ish të dashurës, Selena Gomez dhe se Hailey e shkatërroi atë, modelja ka vendosur t’i japë një përgjigje.
“Ju fëmijët e internetit duhet të mësoni realisht t’i lini gjërat pas. Jemi të rritur që kemi gjëra më të mira për të bërë sesa të harxhojmë kohën për të shpjeguar diçka vetëm që ju të ndaloni fantazitë tuaja deluzionale. Nuk do rri e ulur këtu dhe të lë përndjekësit obsesivë të më thonë mua për burrin tim. Nëse doni të flisni për burrin e dikujt, atëherë shkoni dhe gjeni tuajin. Natën e mirë!!!”- shkroi ajo në një InstaStory, të cilin më pas vendosi ta fshinte.