Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Shpërthimi në Sri Lanka/ Gjenden 15 të vdekur, 4 kamikazë mes tyre

Lapsi.al 27 April 2019
Shpërthimi në Sri Lanka/ Gjenden 15 të vdekur, 4 kamikazë

15 trupa, përfshirë këtu 6 fëmijë dhe 4 kamikazë, janë gjetur të vdekur pas një shpërthimi në një vend të fshehur të dyshuar të ISIS në lindje të Sri Lankës. Policia ka bërë të ditur se mes viktimave ka edhe 3 gra, të cilat besohet se kanë lidhje me militantët e ISIS.

Banorët u shprehën se dëgjuan një shpërthim të fortë pas të shtënave me armë për disa orë. Përplasjet ndodhën në një qytet jo shumë larg vendlindjes së liderit të sulmeve kamikaze të së dielës të kaluar, teksa festoheshin Pashkët. Forcat e sigurisë bastisën edhe një tjetër ndërtesë pranë një qyteti ku u gjetën eksplozivë dhe një dron.

Sri Lanka ka qenë në gjendje alarmi pas një sërë sulmesh me bombë të dielën e kaluar, ku si pasojë 250 persona humbën jetën dhe mbi 500 u plagosën. Sulmet kishin shënjestër kishat të cilat ishin plot me besimtarë të krishterë, por edhe hotelet ku ndodheshin mjaft turistë.

Autoritetet e Sri Lankës kanë fajësuar një grup vendas ekstremist, por nga ana tjetër ISIS ka deklaruar se ka marrë pjesë në këto sulme. Forcat e Sigurisë kanë kryer bastisje në të gjithë vendin që prej këtyre sulmeve, por zyrtarët janë shprehur se dhjetra mbështetës të ISIS janë ende të lirë në vend.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI