Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Samiti i Berlinit/ Vuçiç: Nuk i lëshojmë pe Kosovës, ta harrojnë atë film

Lapsi.al 27 April 2019
Samiti i Berlinit/ Vuçiç: Nuk i lëshojmë pe

Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur mbi Saimitin e Berlinit që do të zhvillohet të hënën mes krerëve të qeverive të Ballkanit Perëndimor, nën përkujdesin e veçantë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. "Në Berlin nuk do të ketë shtet tjetër që nuk e ka njohur përveç Bosnjës. Edhe ata do ta bënin atë, por serbët nuk lejojnë. Delegacioni ynë do të jetë i vetmi që do të kundërshtojë idenë e një Kosove të pavarur. Pozicioni ynë nuk është i lehtë, por sa i përket asaj që do të ushtrojnë presion që Serbia të bëjë disa lëshime, askush nuk do ta shohë atë film."-u shpreh Vuçiç nga përmbyllja e punimeve të forumit tre-ditor i quajtur “Një rrip, një rrugë” të Kinës, ku merr pjesë si i ftuar nga lideri Xi Jinping.

Presidenti Vuçiç shpreson që në tryezën e bisedimeve, palët të gjejnë një qasje të ekuilibruar në trajtimin e problemeve që kanë ngërthyer dhe stanjaur marrëdhëniet bilaterale. Në koherencë të plotë me Vuçiçin, kryeministrja Ana Bërnabiç dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, nuk kanë shprehur pritshmëri për arritjen e një zgjidhjeje të dakorduar me Kosovën për rivendosjen e dialogut, pa përmbushjen e parakushtit për heqjen e taksës doganore mbi mallrat dhe produktet serbe.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI