Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Nisma Evropiane për Stabilitet: BE-ja të refuzojë idenë e "korrigjimit të kufijve" mes Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 26 April 2019
Nisma Evropiane për Stabilitet: BE-ja të refuzojë idenë e

Nisma Evropiane për Stabilitet (ESI) ka publikuar një raport të përpiluar nga një grup ekspertësh të profilizuar në Evropën Juglindore, ku i bëhet thirrje Bashkimit Evropian që të parandalojë bisedimet mbi çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë raport të fundit, ESI-ja i adresohet Brukselit duke i kërkuar që të ushtrojë më shumë trysni mbi Beogradin zyrtar për të ndalur retorikën nacionaliste serbe të rimarrjes së kufijve në bazë të përkatësisë etnike.

“Bashkimi Europian duhet të mbyllë menjëherë kutinë e Pandorës për bisedime të mëtejshme mbi riformatimin e kufijve të Ballkanit”, shkruhet në raportin e ESI-së. Më tej, në brendi të dokumentit propozohet që BE-ja t’u ofrojë Serbisë, Kosovës, si edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të besueshme në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane. “Duke qenë se anëtarësimi i plotë mbetet i pamundur për çdo vend para 2025-s, një objektiv konkret, ambicioz dhe kuptimplotë mund të vendoset për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor: të përmbushë standardet e kërkuara për t’u bërë anëtar me të drejta të plota të tregut të përbashkët të BE-së deri në vitin 2025”, vë në dukje raporti.

Ideja e “korrigjimeve kufitare” në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, u propozua në vitin 2018 nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Në mënyrë të ngjashme, edhe homologu i tij Hashim Thaçi, sugjeroi që komunat jugore të Serbisë me popullsi të konsiderueshme etnike shqiptare, duhet të bëhen pjesë e Kosovës.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI