Flash

Manovra e fshehtë / Si i dhuroi Rama 2 milion euro Klanit dhe Topit

Lapsi.al 26 April 2019
Manovra e fshehtë / Si i dhuroi Rama 2 milion euro Klanit dhe Topit

“Dy televizionet kombëtare po sulmojnë opozitën dhe po mbështesin bedelët e Ramës në kuvend, pasi u paguan nga qeveria me para publike”. Kjo deklaratë e fortë e Lulzim Bashës të enjten në emisionin “Të paekspozuarit” ka hapur edhe njëherë debatin e blerjes së mediave kryesore të vendit me paratë e taksapaguesve.

Historia nuk është e panjohur, por Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë të gjithë kulisave të saj. Në 4 prill, tre javë pasi opozita vendosi të djegë mandatet, kryeministri Rama nxori një VKM, sipas së cilës duheshin shpërblyer me 5 milionë euro televizionet e vendit që kishin pësuar humbje nga kalimi i teknologjisë analoge në atë dixhitale. E bukura e kësaj historie nuk qe vetëm fakti se VKM u votua menjëherë sapo filloi kriza politike, por se në mënyrë hajdutshe ajo u mbajt e fshehtë dhe nuk u publikua në faqen zyrtare të qeverisë. Po të shehësh së paku deri sot vendimi për shpërblimin e televizioneve, nuk rrezulton përkrah vendimeve të tjera që u morën në mbledhjen e këshillit të ministrave të 4 prillit (faksimilja poshte).

Faqja e keshillit te ministrave ne 4 prill ku mungon VKM-ja per televizionet

 

Po ç’e bëri Ramën t’i druhej publikimit të kësaj dhurate milionëshe që u zbulua vetëm pas publikimit në fletoren zyrtare?

Hipoteza që i përgjigjet kësaj pyetjeje është e thjeshtë. Ajo lidhet me një skemë të tërë të ngritur për t'i dhënë një dorë para Klan-it dhe Top Channel-it. VKM e 4 prillit që mbështetet në fakt në ligjin që është votuar që në 2017 nga koalicioni PS –LSI, është e ndërtuar vetëm për të fituar këto dy televizione.

Edi Rama ka vendosur që 5 milionë eurot e taksapaguesve të ndahen në këtë mënyrë: 2/5 në mënyrë të barabartë mes Top dhe Klan. 2/5 për platformat me pagesë dhe 1/5 i jepet platformës së televizionit publik, si formë pagese për kanalet e lajmeve që do të transmetohen falas në këtë platform.

Po ka edhe më. Megjithëse qeveria vendosi të paguajë me paratë e taksapaguesve që u rifituan nga shitja e frekuences analoge që mbanin televizionet, ato media që kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregëtar, kanë nxjerrë fitime legale dhe okulte nga përdorimi politik i influencës së tyre (gjë të do ta detyronte ambasadën amerikane të fshikullonte mediat e mëdha që vënë gjoba), ajo pavarësisht nga ky imoralitet ka shpikur një formë për ti dhënë pjesën e luanit në ndarjen e parave Topit dhe Klanit.

Kështu po të shihet shuma e parë e 2/5 ajo ndahet gjysëm për gjysëm mes dy TV kombëtare. Por me poshtë, kur bëhet fjalë për 2/5 e platformave dixhitale apo edhe për atë që do të përfitojnë Tv lokale nga shuma që do ti jepet TVSH-së, aty klasifikimi do të bëhet me një kriter krejt të ndryshëm: Sipas xhiros që Tv kanë deklarauar vitet e fundit në tatime. Po pse dy kritere të ndryshme brenda një vendimi?

Si do te ndahen paratë mes TV-ve (ligji i plote)

Përgjigjen e jep kqyrja e shifrave. Sepse në kategorinë e parë nga qeveria duhej favorizuar Klani. Dhe ajo që i hiqej Topit në këtë kategori, zëvendësohej me paratë që i jepeshin Dixhitalbit ne ndarjen e 2/5 (pra dy milionë euro) që dhuroheshin për platformat me pagesë.

Pra nuk ka asnjë dyshim se këto xhonglime me ligjin kanë pasur një qëllim të vetëm, të fusin diçka më shumë se 2 milionë euro në arkat e Topit dhe të Klanit.

Edhe fiks para një viti, u bë një përpjekje tjetër që mediat kryesore të merrnin miliona euro nga buxheti, me arsyetimin se ato kishin kosto shtesë si pasojë e dixhitalizimit, se ato do investonin më shumë tek gazetaria investigative, se duhej rritur besueshmëria tek publiku, se duheshin ngritur struktura për të luftuar lajmet e rreme.

Por, pasi kjo grabitje ditën për diell u denoncua si nga BE si nga ShBA ajo po merr tani një formë tjetër.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Rama po takson shqiptarët, për të pasuruar pronarët (natyrisht të mediave)!

Takimi në AMA për ndryshimin e ligjit, televizionet private kërkojnë para nga fondi për taksën e televizorit

Pikërisht për këtë Edi Rama e mbajti të fshehtë duke mos e botuar VKM-në në faqen e kryeministrisë. Pikërisht po për të njëjtën arsye Basha deklaroi se qeveria po i paguan dy televizionet kombëtare për të punuar kundër opozitës. Dhe kjo nuk ka nevojë për koment, se e tregon ekrani.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI