Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Taktika e re e Putin, u ofron pasaporta qytetarëve në rajonet separatiste të Ukrainës

Lapsi.al 25 April 2019
Taktika e re e Putin, u ofron pasaporta qytetarëve në rajonet

Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për qytetarët që jetojnë në territoret separatiste të Ukrainës lindore, të cilët tashmë e kanë më të lehtë të marrin një pasaportë ruse. Ky veprim shihet si një sfidë nga ish-komediani Volodmyr Zelensky, i zgjedhur së fundmi President i Ukrainës.

Në një reagim në Facebook, stafi i Zelensky e ka konsideruar Rusinë një shtet agresor. “Ky vendim nuk na afron drejt qëllimit përfundimtar, atë të armëpushimit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Nga ana tjetër, Presidenti Putin tha se ky ligj “është thjesht një çështje humanitare”. Presidenti rus tha se qytetarët që jetojnë në Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore janë të privuar nga të drejtat civile dhe nuk mund të realizojnë nevojat e tyre elementare.

“Nuk kemi asnjë dëshirë t’u krijojmë probleme autoriteteve të reja të Ukrainës”, theksoi Putin. Për këtë arsye, ai nënshkroi një dekret që qytetarët e këtyre zonave në Ukrainë ta kenë më të lehtë marrjen e pasaportës ruse, shkruan klan.

Konflikti në këtë rajon ka nisur që kur Rusia aneksoi nga Ukraina, Krimenë, në vitin 2014.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI