Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kim Jong Un takon Vladimir Putin në Rusi, çfarë u diskutua

Lapsi.al 25 April 2019
Kim Jong Un takon Vladimir Putin në Rusi, çfarë u diskutua

Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia mbështet përpjekjet e Koresë së Veriut për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Deklarata u bë gjatë një takimi me Kim Jong-un në Vladivostok të Rusisë.

“Unë jam i bindur  se vizita në Rusi do të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në gadishullin Korean”, tha Putin duke treguar “çfarë mund të bëjë Rusia për të mbështetur proceset që janë duke u zhvilluar”. 

Takimi i parë në mes të dy udhëheqësve, theksoi Putin, do të favorizojë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe do të ndihmojë për të kuptuar më mirë mënyrat e mundshme për të zgjidhur situatën në gadishullin Korean, për të parë se çfarë mund të bëhet së bashku.

Kim Jong-un, nga ana e tij, shpjegoi se situata në gadishullin Korean është me interes të madh për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare.

“Shpresoj që bisedimet tona të bëhen një ngjarje e rëndësishme për të vlerësuar së bashku situatën dhe për të shkëmbyer pikëpamje” - u shpeh Kim Jong-un.

Takimi mes dy liderëve zhvillohet dy muaj pas samitit vietnamez midis Trump dhe diktatorit të Koresë së Veriut, në të cilin Pyongyang dhe Uashingtoni nuk kanë gjetur një kompromis midis denuclearization dhe lehtësimin e sanksioneve. Sipas analistëve, në Rusi Kim dëshiron të provojë se Koreja e Veriut nuk është e izoluar dhe mund të llogarisë në dialogun me Rusinë në përpjekje për të hequr qafe sanksionet për testet bërthamore dhe raketore. Putin, nga ana tjetër, dëshiron të forcojë rolin e Kremlinit si një lojtar kyç në çështjen bërthamore të Koresë së Veriut, duke demonstruar se SHBA nuk është e vetmja fuqi e aftë për të vendosur axhendën në këtë fushë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI