Flash

Adrola Dushi nënshkruan kontratë me kompaninë prestigjoze të modelingut në Amerikë

Lapsi.al 25 April 2019
Adrola Dushi nënshkruan kontratë me kompaninë prestigjoze të

Jeta e saj është e ndarë mes Shqipërisë dhe Amerikës, megjithëse kjo e fundit i ka ofruar gjithmonë Adrolës mundësi më të mira pune. Duke qenë se modelingu në Amerikë është shumë herë më i zhvilluar dhe më i paguar se në vendin tonë, Adrola prej shumë vitesh punon në kontinentin e largët. Së fundmi një tjetër mundësi e artë punësimi i është ofruar modeles shqiptare. Revista “Who” ka bërë të ditur se Adrola Dushi ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjoze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”. Kjo është një ndër kompanitë më të vjetra në botë që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe me atë të personazheve të njohur, e krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper. Mes personave publikë që menaxhon kjo kompani përfshihen: Nicki Minaj, Niall Horan, Normani, Demi Lovato, Nick Jonas, Machine Gun Kelly, Alexandra Waterbury, Leona Lewis, Shawn Mendes, Dustin Lance Black, Francis Lachoëski, Barbie Ferreira, Robyn Laëley, Sora Choi, Anne de Paula e te tjera. Punësimi pranë një kompanie të tillë mund të cilësohet padyshim si një prej sukseseve më të mëdha në karrierën e modeles shqiptare.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta modelja 37-vjeçare

Modelja kanadeze, Stefanie Sherk, ndërroi jetë në mënyrë tragjike në moshën 37-vjeçare. Ishte bashkëshorti i saj Demian Bichir, i cili dha lajmin e trishtë se S...

14:41

Rona Nishliu, së shpejti mama

Në muajin shtator të vitit 2018-të këngëtarja e njohur shqiptare Rona Nishliu i dha fund beqarisë në një dasëm shumë private me bashkëshortin e saj Fiorin. Këng...

14:02

Reperja e re i kërkon falje Taynas (Video)

Melinda Ademi është një repere e re e cila tërhoqi vëmendjen me diss-et e saj ndaj Taynas dhe vajzave të tjera. Pak kohë më parë ajo ka publikuar “Çifteteli”, p...

13:02

Gashi, me simbolin shqiptar në klip (Video)

Gashi është një ndër reperët shqiptarë që po arrin majat në tregun muzikor ndërkombëtar. Ai ka publikuar disa javë më parë bashkëpunimin e tij me G-Eazy, “My Ye...

09:10

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI