Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Trump njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan, Netanjahu: Do t’u vendosim emrin e tij

Lapsi.al 24 April 2019
Trump njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan, Netanjahu: Do

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka deklaruar se Lartësitë Golan do të marrin emrin e Presidentit amerikan, Donald Trump, në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje për pranimin e sovranitetit të shtetit hebraik mbi këtë territor të diskutueshëm, që ka shërbyer si “mollë sherri” përgjatë shtatë dekadave të konflikit arabo-izraelit. “Jam këtu në Lartësitë e bukura Golan. Të gjithë izraelitët u prekën shumë kur Presidenti Trump mori vendimin historik për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan. Ndaj, pas festave, unë do t’i paraqes qeverisë një rezolutë që t’i japim komunitetit të ri në Lartësitë Golan emrin e presidentit Donald Trump”, njoftoi Netanjahu në një dalje publike.

Lartësitë Golan përbëjnë një pllajë strategjike të lokalizuar në lindje të Detit të Galileut. Ky territor u aneksua nga Siria pas luftës 6-ditore në vitin 1967, e cila ishte e treta në radhë nga tetë konfliktet në total mes koalicionit të vendeve arabe dhe Izraelit. Megjithatë, diktati i Sirisë mbi Lartësitë Golan u shoqërua me mosmiratimin e fuqive ndërkombëtare. Jo më larg se një muaj më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se do të njihte përkatësinë hebraike të këtij territori, duke e argumentuar vendimin me rëndësinë strategjike që mbart për sigurinë e shtetit të Izraelit dhe për konsolidimin e stabilitetit rajonal.

Qendrimi i Trump-it është në koherencë me vendimin e dhjetorit të vitit 2017, kur pavarësisht lajmërimeve për trazira të mëtejshme në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan njohu sovranitetin e Izraelit mbi Jerusalemin. "70 vjet më parë që SHBA e njohu shtetin e Izraelit. Që atëherë, Izraeli e ka bërë kryeqytetin e vet në qytetin e Jeruzalemit," u shpreh Trump, që pohoi asokohe edhe se kishte urdhëruar Departamentin e Shtetit që të fillonte procesin e zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Tel Aviv drejt Jeruzalem.

Kryeministri izraelit e cilësoi këtë hap, që shënoi një zhvendosje monumentale të politikës së jashtme të SHBA-ve nga një lojtar neutral në partner të njëanshëm, si “historik” dhe u kërkoi vendeve të tjera të ndiqnin shembullin duke i zhvendosur ambasadat e tyre në Jeruzalem. Mirëpo, ky vendim u pasua edhe me një valë mosmiratimesh nga komuniteti ndërkombëtar. Krerët më të rëndësishëm të Evropës, Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, nuk u pajtuan me Trump-in dhe përkrahën zgjidhjen e konfliktit sipas rezolutës 181 të Kombeve të Bashkuara. "Për Jerusalemin, Franca nuk e miraton vendimin e SHBA. Franca mbështet zgjidhjen e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, që jetojnë në paqe dhe siguri, me Jerusalemin si kryeqytetin e të dy shteteve,”  reagoi Macron.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI