Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Masakra në Sri Lanka, 359 të vdekur nga sulmet për Pashkë

Lapsi.al 24 April 2019
Masakra në Sri Lanka, 359 të vdekur nga sulmet për Pashkë

Ka shkuar në 359 të vdekur, mes të cilëve 45 janë fëmijë, bilanci i viktimave nga sulmet terroriste të ndodhura në ditën e Pashkëve kundër kishave dhe hoteleve në Sri Lanka.

Lajmin e bën me dije policia, duke saktësuar se janë arrestuar 40 të dyshuar, përfshirë drejtuesin e një furgoni që u përdor nga terroristët për të arritur në vendin e masakrës dhe pronar i një shtëpie ku jetonin disa prej tyre. ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet.

Unicef: 45 femijë janë vrarë gjatë sulmeve

Janë 45 fëmijët që humbën jetën në atentatet e Sri Lankes. Lajmin e bën me dijë zëdhënësi i Unicef Christophe Boulierac, që citohet nga mediat ndërkombëtare.

Sipas zëdhënësit italian të Unicef Andrea Iacomini, 27 fëmijë kanë vdekur dhe 10 janë plagosur nga shpërthimi në Kishën e San Sebastian, Katuwapitiya, në Negombo.

Në Batticaloa, kanë vdekur 13 fëmijë, më i vogli 18 muajsh, 15 fëmijë nga 7 dhe 16 vjeç janë shtruar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore dhe 5 fëmijë me kombësi të huaj kanë vdekur. 20 fëmijë janë shtruar në spital në Colombo, ku katër prej tyre ndodhen në terapi intensive.

“Shumë fëmijë kanë humbur njërin ose të dy prindërit dhe të tjerë fëmijë kanë parë nga afër dhunën shokuese. Unicef po punon në kontakt të ngushtë me partnerët qeveritarë për të mbledhur informacione të besueshme, për situatën e fëmijëve dhe të adoleshentëve të përfshirë në këtë tragjedi’.

Zëvendësministri i mbrojtes:Sulmet një hakmarrje për Christchurch

Një hetim i parë i bërë për sulmet kamikaze në ditën e Pashkëve tregon se bëhet fjalë për një ‘raprezalje për Christchurch’, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes së Vendit. ’Hetimet paraprake kanë zbuluar që ajo që ka ndodhur ne Sri lanke ka qenë një hakmarrje kundër myslimanë në Christchurch, ku pesëdhjetë njerëz kanë mbetur të vrarë gjatë sulmeve në dy xhami në qytetit e Zelandës së re’- ka thënë ministri Ruwan Wijewardene në Parlament. Presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena, ka shpallur ditë zie kombëtare datën 23 prill. Sipas agjencive së inteligjencës, në sulme, mund të jenë përfshirë edhe ‘grupe ndërkombëtare’. Ndër të tjera është forcuar perimetri i sigurisë përreth Kishave katolike të Ishullit.

Të këshilluara

Putin takim me Kim Jong-un, zbulohen detaje

Russia Today raporton se Vladimir Putin dhe homologu i tij i Koresë së Veriut Kim Jong do të takohen në qytetin e Vladivostok, më 25 prill. Ky do të jetë takimi...

15:16

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI