Flash

Sulmet terroriste në Sri Lanka, rritet numri i të vdekurve në 310

Lapsi.al 23 April 2019
Sulmet terroriste në Sri Lanka, rritet numri i të vdekurve në 310

Numri i të vdekurve nga sulmet terroriste që shënjestruan kisha dhe hotele në ditën e Pashkëve në Sri Lankë, është rritur në 310, siç raportojnë mediat botërore.

Sipas lajmit të Sri Lankë DailyMirror, duke u bazuar në deklaratat e zëdhënësit të policisë për media, Ruwan Gunasekara, numri i të vdekurve nga sulmet terroriste të së dielës së kaluar është rritur në 310.

Gunasekara njoftoi se vazhdojnë operacionet pas sulmit, duke shtuar se deri më tani rreth 40 të dyshuar janë kapur. Ai tregoi se të gjithë të arrestuarit janë shtetas të vendit.

Po ashtu mësohet se, Presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena, ka shpallur 23 prillin ditë zie kombëtare në vend pas sulmeve terroriste ndaj 8 pikave.

Në deklaratën nga Zyra e Sirisena-s bëhet e ditur se Sirisena do të zhvillojë takime me diplomatë të huaj për të biseduar në lidhje me çështjen e ndihmës ndërkombëtare.

Deri në përfundimin e hetimeve në lidhje me sulmet në vend është ndaluar qasja në platformat e rrjetit social Facebook dhe Instagram si dhe në aplikacionin WhatsApp.

Në një deklaratë të mëparshme nga Zyra e presidentit Sirisena kishte theksuar se pas sulmeve terroriste ushtrisë i janë dhënë kompentenca të jashtëzakonshme për të kapur dhe arrestuar të dyshuarit terroristë.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në Sri Lankë ishin kryer sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Ndërkohë të paktën 35 shtetas të huaj, përfshirë dy turq, kanë humbur jetën në sulmet terroriste ndaj tetë pikave të ndryshme në Sri Lankë, njoftuan zyrtarët.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI