Flash

Roma në prag të kolapsit financiar, Di Maio dhe Salvini në takim emergjent

Lapsi.al 23 April 2019
Roma në prag të kolapsit financiar, Di Maio dhe Salvini në takim

Partnerët e koalicionit qeveritar në Itali mes partisë djathtiste “Lega Nord” dhe forcës populiste anti-sistem “Cinque Stelle”, Matteo Salvini dhe Luigi di Maio, do të zhvillojnë kokë më kokë një takim emergjent në përpjekje për gjetjen e një plani që do të parandalojë kolapsin financiar të Romës. Epiqendra e jetës politike dhe ekonomike të Italisë, ka akumuluar prej 11 vjetësh një borxh prej 12 miliardë eurosh, i cili duhet të rifinancohet me ngut në mënyrë që të evitohet skenari i papëlqyeshëm i falimentimit në vitin 2022.

Miratimi i një pakete shpëtimi të dakorduar më parë nga forcat bashkëqeverisëse, është zvarritur për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve brenda ekzekutivit, si pasojë e akuzave për rryshfete ndaj Armando Siri-t, nënsekretarit të Lega-s. Siri dyshohet të ketë marrë një shumë të majme nga një sipërmarrës sicilian i lidhur drejtpërdrejt me mafian.

"Skizma" mes palëve lidhur me miratimin e paketës ndihmëse për Romën është thelluar edhe nga mospajtimi i zëvendëskryeministërit Salvini, i cili i druhet një efekti "domino" të kësaj praktike edhe në qytetet e tjera me probleme të ngjashme financiare.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI