Flash

Putin takim me Kim Jong-un, zbulohen detaje

Lapsi.al 23 April 2019
Putin takim me Kim Jong-un, zbulohen detaje

Russia Today raporton se Vladimir Putin dhe homologu i tij i Koresë së Veriut Kim Jong do të takohen në qytetin e Vladivostok, më 25 prill. Ky do të jetë takimi i parë i dy krerëve të shteteve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, më herët konfirmoi se takimi do të zhvillohej përpara fundit të muajit.

Raportet e mëhershme sugjeruan se udhëheqësit do të mbajnë bisedime në ishullin Russky pranë Vladivostok.

Pak kohë më parë u shfaq një video që tregon një autokolonë të madhe, duke përfshirë dy limuzina të zeza të paidentifikuara, duke arritur përmes një pike kontrolli. Pamjet e publikuara në YouTube tregojnë hyrjen kryesore në kampusin e Universitetit Federal të Lindjes së Largët (FEFU) në Ishullin Russky, në Lindjen e Largët të Rusisë.

Axhenda zyrtare e bisedimeve të ardhshme nuk është zbuluar, por pritet që udhëheqësit të diskutojnë sigurinë dhe denuklearizimin e gadishullit Korean.

Takimi do të mbahet mes 2 raundeve të bisedimeve dhe negociatave të Phenianit me Uashingtonin. Më parë këtë muaj, udhëheqësi i Koresë së Veriut i dha kohë SHBA-së deri në fund të vitit 2019 për të ndryshuar qëndrimin e saj nëse dëshiron të bëjë një tjetër takim mes tij dhe presidentit Donald Trump. Kim gjithashtu shprehu pakënaqësi me stilin e negociatave të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, duke thënë se ai duhet të përjashtohet nga bisedimet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI