Flash

Putin fton "në shtëpi" liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Lapsi.al 23 April 2019
Putin fton "në shtëpi" liderin suprem të Koresë

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pritet të vizitojë në ditët në vijim Rusinë, për të zhvilluar një takim me presidentin Vladimir Putin. Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi zyrtar i lajmeve KCNA, që njofton gjithashtu se takimi është thirrur nga kreu i Kremlinit përmes një ftese zyrtare.

Ky takim bilateral mes dy fuqive që kërkojnë partneritet luajal në fushën e gjeopolitikës dhe të sektorëve të tjerë më rëndësi kyçe në zhvillimin ekonomik reciprok, kontekstualizohet në terrenin e marrëdhënies së nderë mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi negociatat e mbetura pezull rreth raketave bërthamore. Ndërsa, në një mënyrë katërcipërisht të kundërt, Koreja e Veriut dhe Rusia ndajnë bashkarisht marrëdhënie të kënaqshme bashkëpunimi me Kinën. Madje, bazuar në informacionet paraprake, takimi me gjasë do të zhvillohet në qytetin lindor të Vladivostok-ut, i cili është ndalesa më e afërt e presidentit Putin për t’u nisur më pas drejt një konference në Phenian-it.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, DPA, Seuli e vlerëson me nota shumë pozitive vizitën e parashikuar për në fund të muajit prill, e cila ka krijuar pritshmëritë për vijimësinë e procesit të denuklarizimit të Gadishullit Korean. Fokusi i tryezës së bisedimeve mendohet se do të orientohet kah interesave sektorialë të ekonomive respektive. Kështu, ndërsa Rusia kërkon qasje më të gjerë në burimet minerare të Koresë së Veriut, i duhet të ofrojë në këmbim investime në infrastrukturë dhe rritje të furnizimit me energji elektrike.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI