Flash

‘Billboard’ publikon një artikull dedikuar suksesit të këngëtareve shqiptare

Lapsi.al 23 April 2019
‘Billboard’ publikon një artikull dedikuar suksesit të

Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Ava Max dhe Njomza. Këto janë emrat e pesë artisteve shqiptare që së fundmi po thyejnë rekorde dhe këngët e tyre renditen në fillimet e klasifikimeve. Së fundmi, ‘Billboard’ ka publikuar një artikull që ia ka dedikuar totalisht suksesit të këngëtareve shqiptare, duke filluar nga Bebe Rexha, që they rekorde me ‘Meant to be’, Dua Lipa renditej në vendin e parë në ‘Top 40’ për 4 javë me ‘New Rules’, dy këngë të Rita Ora bënin pjesë në kategorinë ‘Dance Vlub Songs Top 10’ dhe Ava Max ia doli të hynte në ‘Hot 100’ me hitin e saj ‘Sweet but Psycho’. ‘Billboard’ shkruan se të gjitha këngëtaret kanë prindër shqiptarë, pavarësisht se përveç Ritës, asnjëra nuk ka lindur në atdhe. Më pas është Njomza, një artiste e re që sapo ka filluar karrierën e saj. Ajo ka bashkëpunuar me Ariana Grande në shkrimin e tekstit për ‘Thank U, Next’ dhe ‘7 Rings’, kështu që mund të themi se suksesi i saj është i padiskutueshëm. “Shqiptarët jashtë vendit nuk janë të vetmit që po ia dalin. Ka një komunitet me artistë shumë të mirë atje, si përshembull: Lyrical Son, Capital T, Dafina Zeqiri, që luajnë në të gjithë Europën. Është një vend që po bën progres”, është shprehur Njomza. Kujtojmë se pak kohë më parë Bebe Rexha hodhi hodhi idenë për një bashkëpunim mes tyre dhe ndoshta së shpejti, do ta shohim një të tillë.

Të këshilluara

Tuba i jep fund zërave për ndarje (FOTO)

Tuba Buyukustun dhe partneri i saj Umut Evirgen, duket se janë duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre. Madje, media të shumta po përflasin për një ndar...

14:46

Justin Bieber gënjen fansat për albumin e ri

Justin Bieber tha gjatë festivalit të “Coachella”-s se një album po vinte prej tij së shpejti. Por TMZ ka mësuar se, duhet të paktën dhe 1 vit përpara se albumi...

13:20

Ariana Grande goditet në skenë (Foto)

Ariana Grande u përball me një incident aspak të këndshëm gjatë performancës së saj në “Coachella 2019” mbrëmjen e djeshme, pasi një person nga publiku e goditi...

11:28

Divorci i kushton gjysmën e pasurisë Adele

Pas 8 viteve lidhje dhe 3 viteve martesë, këngëtarja britanike Adele dhe bashkëshorti i saj bënë publik ditën e djeshme lajmin e divorcit. Por, sikurse raporto...

10:16

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI