Flash

Rama ka të drejtë, zgjedhjet nuk duhet të shtyhen

Lapsi.al 23 April 2019
Rama ka të drejtë, zgjedhjet nuk duhet të shtyhen

Edi Rama dhe zëdhënësi i tij më i zellshëm diplomatik, shefi i OSBE-së, kanë folur sot lidhur me mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve.

Kryeministri ka qenë i prerë, shtyrje nuk do të ketë. Ndërsa Bernd Borshard ka pyetur me ironi reporterët që i kanë zgjatur mikrofonin: “E ç’të mirë do të sillte shtyrja”?

Në fakt edhe pohimi i Ramës edhe ai i diplomatit, jetëgjatësia e të cilit varet nga projektet që i miraton qeveria, kanë diçka racionale. Sepse 30 qershori, si një datë tashmë e dekretuar nga Presidenti, do të kishte kuptim të ndryshohej vetëm me kushtin e pjesmarrjes së opozitës në garën lokale.

Po a ka sot opozita mundësi të përfshihet në këtë garë, pasi ka djegur mandatet me arsyetimin se nuk zhvillohen dot zgjedhje të ndershme, të lira dhe të barabata me këtë kryeministër?

Një veprim i tillë do të ishte një kamikazëri politike e paimagjinueshme.

Sepse zgjedhjet në këtë vend nuk mund t'i shpëtojë, as ndonjë lëmoshë e minutave të fundit, as ndonjë garanci ndërkombëtare, apo premtimi se Gjushi në Durrës apo Lala në Elbasan u hoqën qafe, e aq më pak ndonjë kompromis për "lëshimin” e ndonjë qyteti të madh.

Nëse me largimin përfundimtar nga parlamenti, opozita pati si qëllim ta nxjerë lakuriq regjimin e Ramës, nëse ajo u vetësakrifikua për të shërbyer si pasqyrë, ku njerëzit të shohin se të gjitha pushtetet i ka në dorë një njeri i vetëm, ajo duhet t'i shkojë në eksterm kësaj rruge: pra t'i braktisë edhe zgjedhjet lokale. Ta lërë të shpërfaqet deri në fund parodia e një pushteti që do të garojë me vetveten, që do të bëjë sikur ndeshet me palaçot që ka krijuar vetë, e që do të kthejë në lolo vëzhguesit ndërkombëtarë që do të sillen sikur monitorojnë një garë të rregullt.

Pra, në këtë kuptim, ajo që opozitës i duhet më pak, është një shtyrje e datës së zgjedhjeve. Prandaj edhe Rama ka të drejtë kur deklaron me vendosmëri se 30 qershori nuk preket. Ai nuk mund të falë një gjë që, as nuk ia ka kërkur kush, as nuk i duhet kujt.

Por edhe mbështetësi i tij, Broshard, nuk e ka gabim kur ngre dilemën se ç’do përfitohej nga zhvendosja e 30 qershorit. Këtu të gjitha palët bien dakord: E pse u dashkan bërë zgjedhjet detyrimisht me opozitën?

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit...

17:18

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka a...

16:33

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq the...

17:00

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të tetë milionë eurove, në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendëshëm i ës...

18:00

Grykësi që qesh me Elez Biberajn

Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se k...

23:33

Tani ia vlen ta mbështesim Albin Kurtin

Me një LDK që po e konsideron vetën fituese të zgjedhjeve ende pa u mbajtur ato, me një pushtet që po degradon, me Kosovën që po zbrazet çdo ditë, iniciativa e ...

16:27

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI