Flash

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski kryeson në garë

Lapsi.al 22 April 2019
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski kryeson

Teksa janë numëruar shumica e kutive të votimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët i koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut të kryesuar nga LSDM-ja, ka arritur një avantazh të lehtë me 42,72% të votave, kundrejt kandidates së opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila renditet e dyta me një diferencë të papërfillshme prej 0,14 % të rezultatit me 42.58% të votave. Ndërsa, garuesi tjetër, shqiptari Blerim Reka, i cili kandidoi si subjekt elektoral i pavarur me mbështetjen e njëkohshme të partive opozitare “Aleanca për Shqiptarët” dhe “BESA”, pozicionohet i treti në radhë me vetëm 10,35 % të votave, duke u skualifikuar automatikisht nga raundi i dytë i presidencialeve të parashikuar për në datë 5 maj.

Në qendrimin zyrtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, vlerësohet ecuria e procesit zgjedhor, ku morën pjesë më shumë se 42 % e 1.8 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Këto ishin zgjedhjet e gjashta presidenciale, qysh prej shpërbërjes së ish-Republikës Jugosllave në vitin 1991.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut mandatohet për 5 vjet nga sovrani përmes zgjedhjeve të përgjithshme. Çdo president ka të drejtën e rikandidimit për herë të dytë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI