Flash

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Juncker: Do të luftojmë “lajmet e rreme” gjatë fushatës

Lapsi.al 22 April 2019
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Juncker: Do të luftojmë

Me afrimin e zgjedhjeve evropiane që do të mbahen përgjatë intervalit treditor 23-26 maj, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka premtuar se do të luftojë çdo përpjekje për përhapjen e lajmeve të rreme në fushatën për rikompozimin e Parlamentit Evropian. “Nëse qeveritë bëjnë pretendime për Bashkimin Evropian ose Komisionin, të cilat nuk korrespondojnë me të vërtetën, atëherë do të përgjigjemi”, është shprehur Juncker-i në një intervistë të dhënë për gazetën e tretë më të madhe gjermane, “Funke Mediengruppe”.

Sipas Juncker-it, në ndërkohën që u paraprin zgjedhjeve, janë bërë tentativa qoftë nga vendet anëtare të BE-së, si edhe përtej saj për të ndikuar fushatën me manipulime duke transmetuar informacione false. Kreu i KE-së ka shprehur gatishmërinë për t’iu përgjigjur me sanksionet adekuate cënimit të klimës elektorale.

Pjesëmarrja e qytetarëve evropianë në zgjedhjet që bëhen për t'u deleguar përfaqësimin formacioneve të ndryshme politike, ka ardhur gjithnjë e në rënie, në raport të zhdrejtë me fuqizimin e partive euroskeptike.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI