Flash

Britney Spears del nga klinika psikiatrike, fotografohet krah të dashurit

Lapsi.al 22 April 2019
Britney Spears del nga klinika psikiatrike, fotografohet krah të dashurit

Britney Spears është fotografuar për herë të parë pas daljes nga klinika e psikiatrisë, ku u shtrua muajin e kaluar pas disa problemeve me shëndetin mendor. Ajo shoqërohej nga i dashuri i saj Sam Asghari, kur doli nga hoteli Montage në Beverly Hills të dielën pasdite, gati një muaj pasi u shtrua në spital. 37-vjeçarja kishte veshur një fustan të kuq, megjithatë nuk dukej në formën më të mirë gjatë përballjes me paparacët që po e prisnin jashtë. Partneri i saj Sam dukej protektiv ndërsa qëndronte para Spears, duke e mbrojtur atë nga blici i aparatit të fotografëve. Britney Spears vuante prej pak kohësh nga shqetësime të rënda emocionale. Këngëtarja 37-vjeçare ishte e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, i cili iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm në janar, pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë.

Të këshilluara

Kivanç Tatlitug së shpejti në Shqipëri

Kivanç Tatlitug së shpejti do të vizitojë Shqipërinë dhe këtë e bëri të ditur Drejtori i Programacionit të “TV Klan”, Albert Dumani. Ky i fundit pasditen e sotm...

18:59

Klohe dhe Kourtney, zënka në serialin e tyre

“Keeping Up With The Kardashians” është zhvendosur në Bali për serinë që do transmetohet këtë javë. Në qendër të kësaj serie është Khloe dhe Kourtney të cilat d...

17:53

Naomi Campbell tregon racizmin ndaj saj

Ajo është një nga modelet më të njohura në botë dhe prej vitesh njihet me pseudonimin ‘pantera e zezë’. Por në një intervistë për BBC, modelja Naomi Campbell...

16:00

Shifra marramëndëse e Beyonce për Netflix

Beyonce bashkëpunoi me Netflix për të publikuar dokumentarin e saj "Homecoming". Pas kësaj, ajo ka nënshkruar një marrëveshje 60 milionë dollarëshe me Netflix p...

15:30

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI