Flash

Zgjedhjet në Ukrainë/ Dy kandidatët për president në balotazh

Lapsi.al 21 April 2019
Zgjedhjet në Ukrainë/ Dy kandidatët për president në

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.

Balotazhi ka vënë përballë njeri-tjetrit presidentin aktual, Petro Poroshenko dhe humoristin Volodimir Zelenski, i cili luan rolin e një presidenti në një serial komik televiziv.

41-vjeçari Zelenski, megjithëse pa përvojë politike, kryeson në anketa. Fushata e tij mori hov pas një fillimi të vakët, ndërkohë që votuesit po shprehen gjithnjë e më të zhgënjyer nga korrupsioni, problemet ekonomike dhe konflikti në lindje të vendit.

Presidenti Poroshenko është përpjekur të mobilizojë bazën e tij me një tubim në Sheshin Pavarësia në qendër të Kievit të premten në darkë, disa orë para një debati televiziv me rivalin e tij. Zoti Poroshenko ka theksuar disa herë se rivali i tij do të shfrytëzohet nga Presidenti rus Vladimir Putin nëse zgjidhet në krye të vendit. Ai është përpjekur të nxisë frikën se me zgjedhjen e Zelenskit do të dëmtoheshin shanset e Ukrainës për integrim në Bashkimin Evropian.

Zelenski ka shmangur intervistat për median, por ka vazhduar shfaqjet komike në të gjithë vendin. Ai flet për forcimin e lidhjeve me BE dhe NATO-n. Po ashtu ai thekson nevojën për përpjekje më të mëdha për të integruar kryengritësit në lindje të vendit./VOA

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI