Flash

Vrasja e gazetares irlandeze, arrestohen autorët e dyshuar

Lapsi.al 20 April 2019
Vrasja e gazetares irlandeze, arrestohen autorët e dyshuar

Autoritetet irlandeze kanë vënë në pranga dy persona, 18 dhe 19 vjeç, të dyshuar për vrasjen e gazetares 29-vjeçare, Lyra McKee, mbrëmjen e së enjtes në Londonderry, në Irlandën e Veriut. Në këtë pikë të hetimit, ka të dhëna se dy të ndaluarit mund të jenë autorët e të shtënave me armë, që i morën jetën McKee-së.

Pista kryesore ku po bazohet zbardhja e ngjarjes është ajo e një sulmi terrorist, për arsye se ka dyshime të qendrueshme se dy të rinjtë që hapën zjarr ndaj oficerëve të policisë dhe hodhën shishe molotov, janë pjesë e organizatës “IRA” dhe “RE”.

Blogerja dhe gazetarja e mirënjohur e sektorit të kronikës së zezë, McKee, u vra teksa po ndiqte nga afër një operacion policor në lagjen "Creggan". Shkrimet e McKee tërhoqën vëmendjen e një kompanie kinematografike, që realizoi një film bazuar në subjektin e historisë së rrëfyer nga gazetarja. Ndërsa, së fundi, McKee kishte nënshkruar një kontratë për botimin e dy librave.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI