Flash

Turqia arreston dy spiunë arabë, njëri dyshohet për implim në vrasjen e Khashoggi-t

Lapsi.al 20 April 2019
Turqia arreston dy spiunë arabë, njëri dyshohet për implim

Dy agjentë sekretë të Arabisë Saudite janë arrestuar në Stamboll, nën akuzën e spiunazhit për llogari të interesave të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në një deklaratë për mediat nga zyra e shtypit e policisë turke, bëhet e ditur se njëri prej të ndaluarëve po hetohet në cilësinë e të dyshuarit  për vrasjen e mistershme të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Mësohet se njëri prej agjentëve kishte mbërritur në Turqi në tetor të vitit 2018, vetëm pak ditë pasi gazetari Khashoggi të mbetej i vrarë barbarisht në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Deri në përmbyllje të hetimeve, mbrëmjen e djeshme Gjykata turke vendosi për mbajtjen e të dyshuarit në burg, nën akuzat e spiunazhit ndërkombëtar, politik dhe ushtarak.

Khashoggi, një kolumnist i prestigjozes “Washington Post” që njihej për qendrimet e tij kritike ndaj princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman-it, u vra në konsullatën arabe më 2 tetor të 2018-s nga një ekip i operativëve sauditë. Sipas CIA-s dhe shërbimeve inteligjente të vendeve perëndimore, sundimtari saudit ka qenë porositësi i vrasjen së gazetarit.

Ndërkaq, në Arabinë Saudite janë akuzuar si të dyshuar kryesor për urdhërimin e krimit 11 persona të paidentifikuar, mes të cilëve 5 tmund të përballen me dënimin me vdekje.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI