Flash

Maqedoni e Veriut/ Nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Lapsi.al 20 April 2019
Maqedoni e Veriut/ Nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve

Republika e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë nesër raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Mbi 1 milionë e tetëqind mijë qytetarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin dhe zgjedhjen e tyre lidhur me kandidaturat e Blerim Rekës, Stevo Pendarovski-t dhe Gordana Siljanovska-Davkova-s.

Shqiptari Reka kandidon si subjekt elektoral i pavarur, por gëzon në të njëtën kohë edhe mbështetjen e partive opozitare. Pretendenti tjetër, Pendarovski, është duartrokitur si president i mundshëm nga 31 parti, mes të cilave bëjnë pjesë BDI-ja dhe LSDM-ja. Ndërsa, kandidatura e Davkova-s në këto presidenciale është përshëndetur nga OBRM-PDUKM-i, si edhe nga parti të tjera të opozitës maqedonase.

Sipas kodit zgjedhor, secilit prej kandidatëve i nevojiten mbi 900 mijë vota që të mund të shpallen fitues që në raundin e parë të votimit. Në rastin kur asnjëri prej tyre nuk arrin të sigurojë shumicën e nevojshme të votave, kushtetuta u mundëson vijimin e garës dy kandidatëve që kanë kryesuar në raundin e parë. Kjo procedurë zgjedhore duhet të përsëritet në rrethanat e pamjaftueshmërisë edhe në raundin e dytë të votimit.

Presidenti i Republikës në Maqedoninë e Veriut mandatohet për 5 vjet nga sovrani përmes zgjedhjeve të përgjithshme. Çdo president ka të drejtën e rikandidimit për herë të dytë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI