Flash

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Lapsi.al 20 April 2019
Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan
Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit për djegjen e mandateve, ne jemi bërë dëshmitarë të thirrjeve të pa precedenta që deputetët mos t’u binden liderve, se PD-LSI po pengojnë të ardhmen e vendit, se ata po tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, se forcën duhet ta provojnë në zgjedhje, jo në rrugë, madje madje, se për sytë e publikut shqiptar, Murrizi dhe Hajdari vlejnë elektoralisht po aq sa Basha dhe Kryemadhi. Nuk ka diskutim se në këtë kronikë të ashpër që Lapsi.al është përpjekur ta raportojë të plotë (shiko poshtë) duket i qartë qëllimi për të dekurajuar daljen nga sistemi, për të ruajtur një lloj stabiliteti dhe ekuilibri forcash. Dhe nuk duhet pasur asnjë paragjykim se kjo mund të mos jetë politika zyrtare e Uashingtonit, por një lojë interesash dhe lobistësh të paguar.

Kronologjia/ Dy muaj luftë të ShBA me opozitën

Por, pyetja që shtrohet është se deri në ç’masë kjo tentativë për të trysnuar opozitën përputhet me një vizatim besnik të realitetit shqiptar? Sepse po të bëhet një kqyrje në filigran e deklaratave të dala këto dy muaj nga selia e rrugës së Elbasanit, aty vërehet lehtësisht një anomali. Në zellin për të treguar se ndërkombëtarët nuk lëkunden përballë kërcënimit të opozitës për destabilitet, duket sikur ata janë përfshirë në një garë të ethshme për të asgjesuar çdo kritikë që i është bërë qeverisjes problematike të Ramës. Në këtë këndvështrim, në komunikatat e ambasadës Amerikane ka konstatime që nuk kapërdihen lehtë. Ka një tentativë për të mbyllur sytë përpara gjysmës bosh të gotës. Pasi nuk mund të thuash se në 2017 u zhvilluan zgjedhje të rregullta që pollën një parlamet dhe qeveri legjitime, pa përmendur, në rastin më të mirë, ato që ka konstatuar edhe Zëri i Amerikës. Pasi nuk mund të thuash se reforma në drejtësi po zhvillohet si një histori suksesi, kur je njohur me emërimet e Arta Markut dhe vettingun e Donika Prelës. Pasi nuk mund të thuash se në luftën kundër krimit janë bërë hapa përpara, kur ato bandat për të cilat fliste ish ambasadori Lu janë ende në lojë, apo kur ke lexuar raportin e Departamenti të shtetit për trafiqet. Pasi nuk mund të shohësh me sy pozitiv betejën kundër korrupsionit kur je njohur me përgënjeshtrimin e letrave fallco nga zyrtarët e shtetit të Delawerit. Pasi nuk mund të godasësh vetëm dhunën politike të protestuesve, pa folur asnjë fjalë për respresionin e shproporcionuar të policisë. Pasi vërtet mund të mos i respektosh Lulin dhe Monikën, por nuk prapë është herezi të imagjinosh se dotë ketë zgjedhje normale me disa disidentë karagjozë. E gjithë kjo tablo që del nga leximi i deklaratave të amabasdës amerikane ndoshta rezulton një instrument efikas për të bindur PD dhe LSI-në të kthehen në vathë. Por ajo përmban në vetvete një problem më të madh. Sepse në sytë e shqiptarëve, hiperfuqia botërore, nuk ka qenë vetëm një shtet që flet me arsyen e forcës, për të arritur qëllimet që do, por edhe një ideal, një ëndër lirie dhe drejtësie. Shumë prej atyre që rahin gjoksin në emër të shtetit më pro amerikan në kontinet, kanë parë tek ShBA, jo vetëm një arbitër arrogant, por edhe nje arbitër të drejtë dhe të ndershëm. Pikërisht ky imazh rrezikon të kriset me qëndrimet e fundit që kanë kthyer si qëllim në vetvete anatemimin e opozitës dhe ku është harruar të thuhet, prej kohësh, qoftë edhe një kritikë e vetme për keqqeverisjen. Po ti shtosh këtyre, percedentë të tjerë në raste krizash, tabloja është edhe më e zymtë. Ata që nuk janë as me njërën parti, as me tjetrën nuk e kanë fshirë lehtë nga kujtesa atë kryediplomatin amerikan që në 21 janar konsideronte burra shteti vrasësit dhe kërkonte celula anti-amerikane mes viktimave. Ata me siguri që nuk e kanë harruar edhe shoun e pasardhësit të tij që guxonte ta etiketonte histori suksesi luftën kundër drogës, pikërisht në kohën kur ajo kishte mbirë në çdo cep të vendit dhe pikërisht kur ministri i Brendëshëm ishte akuzuar për herë të parë për lidhje me Habilajt (video poshte). https://www.dailymotion.com/video/x678hbi Këto përpjekje për të ruajtur stabilitetin e qeverisjeve, duke u përfshirë në kulisat e betejës lokale, e kanë rrënuar shpesh herë imazhin e një Amerike ideale, që është ngulur si me çekiç në kryet e shqiptarëve. Pikërisht kjo po ndodh edhe sot, kur përpjekja për të dekurajuar radikalizmin e opozitës, po shpie ujë amerikan në kënetën e qeverisë. Dhe nuk është çudi që logjika e forcës të ketë sukses. Askush nuk mund të vërë bast se një ditë Luli dhe Monika mund të mos marrin drejtimin e rrugës së Elbasanit për të kërkuar ndjesë si fëmijë plangprishës. Presioni arrogant dhe i shproporcionuar mund ta mposhtë opozitën. Por me çmimin e lartë së zverdhjes së imazhit të idealizuar të një arbitri të drejtë dhe të ndershëm, që vazhdon të zhbëhet rast pas rasti. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka a...

16:33

Ne e dogjëm vetë katedralen tonë

Heshtja kaploi mbrëmë miliona njerëz, ndërsa ndiqnin live djegien e katedrales së Notre Dame të Parisit. Rrallëherë fatkeqësia e një godine mund të prekë aq the...

17:00

Lleshi, gjenerali i policisë së vdekur

Sulmeve të ashpra të opozitës dhe shqetësimit të publikut për grabitjen spektakolare të tetë milionë eurove, në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendëshëm i ës...

18:00

Grykësi që qesh me Elez Biberajn

Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se k...

23:33

Tani ia vlen ta mbështesim Albin Kurtin

Me një LDK që po e konsideron vetën fituese të zgjedhjeve ende pa u mbajtur ato, me një pushtet që po degradon, me Kosovën që po zbrazet çdo ditë, iniciativa e ...

16:27

Në të sëmës shkofshin PS e PD !

Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por me kusht...

13:51

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI