Flash

Washington Post: Grindja mes shoqatës "Katër putrat" dhe qeverisë shqiptare për fatin e 3 luanëve

Lapsi.al 19 April 2019
Washington Post: Grindja mes shoqatës "Katër putrat" dhe

Një grup ndërkombëtar i angazhuar në sigurimin e mirëqenies së kafshëve, “Four Paws” (“Katër Putrat”), vazhdon të hasë mosmarrëveshje me qeverinë shqiptare mbi çështjen e transferimit të tre luanëve të konfiskuar nga kopshti zoologjik privat i Fierit “Safari Park”, drejt strehës së tyre të re në Holandë. Në një deklaratë të lëshuar për mediat, “Four Paws” nënvizon se kafshët e keqtrajtuara, të kequshqyera dhe të mbajtura në kushte ekstremisht të këqija higjenike, lipsin një kujdes intensiv mjekësor, ndërkohë që kanë mbetur të kyçura në Shqipëri, për shkak të praktikave burokratike dhe arbitrare të Tiranës zyrtare. Nga ana tjetër, ekzekutivi shqiptar shfajësohet në pozitën e duarlidhurit për shkak të një procesi gjyqësor, të nisur pas padisë së ngritur nga pronari i kopshtit zoologjik të Fierit.

Tre luanët të quajtur Lenci, Bobby dhe Zhaku, janë vetëm 11 prej kafshëve të konfiskuara në tetorin e kaluar nga autoritetet e “Safari Park Zoo”-së, me pretendimin e dokumentuar të keqtrajtimit të tyre. Ata u zhvendosën në një kopsht zoologjik publik, i cili konsiderohet gjithaq i papërshtatshëm nga “Four Paws”. “Ata qëndrojnë në këto kafaze të kyçur, të ndërtuar në vitet ‘70, ecin në dysheme dhe shqetësohen nga distanca shumë e afërt me njerëzit”,  qëmton Blandi Mustafai, një nga dy punonjësit e “Four Paws” të profilizuar për përkujdesin ndaj kafëshëve të egra. Mustafai shtoi se luanët ndonëse janë në një gjendje optimale shëndetësore, kanë pësuar dhunë dhe trysni psikologjike.

Pronari i kopshtit privat “Safari Park” ngriti padi dhe i dha udhë një procesi gjyqësor pas konfiskimit të 11 kafshëve. Megjithatë, pavarësisht procedimit, qeveria shqiptare dërgoi së fundmi drejt Gjermanisë Dushin, një ari të katandisur me tri këmbë. Në qendrimin e saj zyrtar, organizata “Four Paws” i bën thirrje zyrtarëve kompetentë të Tiranës që të kapërcejnë barrierat burokratike, me qëllim dërgimin dhe kurimin imediat të kafshëve të dhunuara në habitatin e tyre të përshtatshëm në Holandë.

Ioana Dungler, një prej figurave drejtuese të “Four Paws” ka fajësuar drejtpërdrejt qeverinë shqiptare për shtyrjen periodike të largimit të tre luanëve. Sakaq, nga Ministria e Mjedisit, e cila është duke e mbikëqyrur çështjen në fjalë, nuk ka ende një reagim formal.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI