Flash

Vritet gazetarja 29-vjeçare në Irlandën e Veriut, policia: Incident terrorist

Lapsi.al 19 April 2019
Vritet gazetarja 29-vjeçare në Irlandën e Veriut, policia:

Gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme një gazetare 29-vjeçare ka mbetur e vrarë në Irlandën e Veriut.

Gazetarja Lyra McKee punonte si redaktore në median online "Mediagazer", me qendër në Belfast, sipas agjencisë Janklow.

Puna e saj  përfshinte ekzaminim e incidenteve të dhunës në Irlandën e Veriut, dhe ajo është përshkruar shpeshherë si një yll në ngjitje në gazetarinë investigative.

Ndërkohë policia po e trajton ngjarjen si një sulm terrorist.

Shërbimet e policisë në Irlandën e Veriut konfirmuan se një grua mbeti e vrarë në Creggan, zonën e Derry, po ata nuk arritën ta identifikonin menjëherë viktimën.

“Më keqardhje mund të konfirmoj se gjatë të shtënave mbrëmjen e sotme në Creggan, një 29-vjeçare ka mbetur e vrarë. Po e trajtojmë ngjarjen si një incident terrorist dhe po nisim hetimet në lidhje me ngjarjen", thanë burime zyrtare nga policia.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI